Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kurrizo”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GUNGAÇ

GUNGÁÇ,~E mb. 1. Që i ka dalë kurrizi si gungë; që ka një gungëkurriz; kurrizdalë.
2. bot. Gungor. Rrënjë gungaçe.
Sin.: gungash, kurrizo, kukan, kurrizdalë, kurrizdrapër, gërmuq, kurrizbreshkë.

GUNGAÇ

GUNGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me kurrizdalë, kurrizo.

GUNGSH

GUNGSH,~E mb., edhe si em. Gungës, gungaç, kurrizo.

KURRIZDALË

KURRIZDÁLË mb., mospërf. Që i ka dalë kurrizi si një gungë; gungaç. Njeri (burrë, djalë, grua) kurrizdalë.
Sin.: gungaç, kurrizo.

KURRIZO

KURRÍZO,~JA f. sh. ~, ~T mospërf. 1. Njeri kurrizdalë; njeri gungaç.
2. si mb. Kurrizdalë. Burrë kurrizo.
Sin.: kurrizdalë, gungaç.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.