Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kurrizdalë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GUNGASH

GUNGÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kurrizdalë, gungaç.
Sin.: gungaç, hundaç.

GUNGASHE

GUNGÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kurrizdalë, gungaçe.
Sin.: gungaçe, hundaçe.

GUNGAÇ

GUNGÁÇ,~E mb. 1. Që i ka dalë kurrizi si gungë; që ka një gungëkurriz; kurrizdalë.
2. bot. Gungor. Rrënjë gungaçe.
Sin.: gungash, kurrizo, kukan, kurrizdalë, kurrizdrapër, gërmuq, kurrizbreshkë.

GUNGAÇE

GUNGÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Me gungëkurriz, kurrizdalë.
2. bot. Gungor.

GUNGËS

GÚNGËS,~E mb. 1. edhe si em. Gungaç, kurrizdalë.
2. edhe si em. f. Që nuk i dalin lehtë thelpinjtë; kund. gajgë. Arrë gungëse.
3. edhe si em. f. Me gjinjvegjël, të fortë e me pak qumësht. Dele (dhi, lopë) gungëse.
4. edhe si em. I fortë, i fuqishëm.
5. edhe si em., fig. Kokëfortë, kokëderr.
Sin.: gungë, i papërkulur, i fortë, i fuqishëm, kokëderr.

GËRMUQ
GËRMUQËT
KURRIZDALË

KURRIZDÁLË mb., mospërf. Që i ka dalë kurrizi si një gungë; gungaç. Njeri (burrë, djalë, grua) kurrizdalë.
Sin.: gungaç, kurrizo.

KURRIZO

KURRÍZO,~JA f. sh. ~, ~T mospërf. 1. Njeri kurrizdalë; njeri gungaç.
2. si mb. Kurrizdalë. Burrë kurrizo.
Sin.: kurrizdalë, gungaç.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.