Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRÉP,~III m. sh. ~A, ~AT fig. 1. Njeri i vrazhdë, inatçor; i pamëshirshëm. Akrep i moçëm. Akrep i zi. U tregua akrep.
2. keq. Njeri dorështrënguar, cugun.
3. keq. Njeri i ligë, njeri i keq.
4. keq. Njeri kapadai e hundëpërpjetë që mbahet me të madh; mendjemadh. S’flet një herë me gojë akrepi.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorështrenjtë, kurnac, tamahqar, shpirtkeq, zemërkeq, i pabesë e tinëzar
CUNGÁQ,~E mb., keq Dorështrënguar, që është kurnac, koprac.
DALLADÁK,~E mb., bised. 1. Trupmadh e i shëndoshë. Ishte një burrë dalladak e mustaqezi.
2. Koprac, dorështrënguar. Ai ishte lakmitar dhe dalladak i madh.
3. keq. I trashë e i pagdhendur, budalla. Që të mos dukesha dalladak, e ndryshova menjëherë sjelljen me të.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Mos i beso atij dalladaku.
✱Sin.: i madh, trupmadh, bojëmadh, shtatmadh, koprac, kurnac, cingun, dorështrënguar, dorëmbledhur, dorëlidhur, zemërngushtë, i trashë, i pagdhendur, budalla, gdhë, dallamango.
DHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i jep a i dorëzon dikujt diçka; dorëzues; kund. marrës. Dhënësi i të hollave. Në prani të marrësit dhe të dhënësit. Një dhënës kredish kryen shërbime për klientët.
2. Njeri që s’kursen gjë për të tjerët, njeri dorëdhënë; kund. kurnac. Një dhënës vërtet altruist nuk pret asgjë si këmbim. Perëndia do një dhënës të gëzuar.
3. spec. Aparat që jep sinjale, valë etj., aparat dhënës; kund. marrës. Dhënësi i sinjaleve. Dhënësi i energjisë (i nxehtësisë). Dhënësi i informacionit, reporteri a komentatori.
✱Sin.: dorëzues, bujar, zemërgjerë.
HORIÁT,~III m. sh. ~Ë, ~ËT arb. Kurnac, dorërrudhur; cingun.
KOPRRÁC,~E mb. Që kursen tej mase; dorështrënguar; kurnac. Është koprrac i madh.
✱Sin.: kurnac, dorështrënguar, dorërrudhur, cingun, neqez.
MBLEDHADÓR,~E mb. 1. Dorështrënguar, kurnac.
2. edhe si em. Njeri dorështrënguar, kurnac.
PIRRÁC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, dorëmbledhur; kurnac; pirrak.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin: dorështrënguar a dorëmbledhur, kurnac, pirraq, pirrake.
PIRRÁK,~E mb., përb. Dorëmbledhur, dorështrënguar, kurnac.
PIRRÁQ,~E mb., përb. 1. Kurnac, dorështrënguar, dorëmbledhur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
QESELÍDHUR mb. Që është shumë i kursyer, që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar, koprrac; kund. qeseshpuar. Sillej si qeselidhur.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorëmbledhur, kurnac.
QESELÍDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është shumë i kursyer; ai që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrac; kund. qeseshpuar. Qeselidhuri nuk nxori asnjë qindarkë nga xhepi.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, kurnac.
QESELÍDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është shumë e kursyer; ajo që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrace; kund. qeseshpuar. Nuk e honepsnin qeselidhurën.
✱Sin.: dorështrënguar, koprrac, kurnac.
SARÁF,~E mb., keq. Që kursen tej masës. Njeri saraf. Kishte një baba saraf.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorërrudhur, kursimtar, kursenac, kacan, kurnac, gurës, i kursyer, dorështrenjtë, dorëthatë, i shtrëngueshëm, i shtrënguar, cingun, neqez.
TEMERRÚC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, koprrac. Mos prit prej tyre se janë njerëz temerrucë. Grua temerruce.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, kacan, kurnac, dorëlidhur, dorëmbyllur, dorëngushtë, dorëmbledhur, dorërrudhur, cingun, çengel, akrep, saraf, kothere, qeselidhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë