Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KURESHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur bëhemi shumë kuriozë. Kureshtimi i fëmijëve. 2. Kureshtje, kuriozitet.
KURÉSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Dëshirë e madhe e dikujt për të parë, për të dëgjuar a për të mësuar etj; të qenët kureshtar; kuriozitet. Kureshtje e madhe. Iu zgjua kureshtja.
2. mospërf. Dëshirë e tepruar e dikujt për të mësuar a për të ditur gjëra të parëndësishme, që as nuk i përkasin; kërshëri e madhe. S’e lënë rehat kureshtjet.
✱Sin.: kërshëri, kureshti, kuriozitet.
KËRSHËRÍ,~A f. Kureshtje, kuriozitet. Kërshëri fëmijësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë