Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kurdo”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRGJITHJETSHËM
ÇDO

ÇDO pacak. 1. Përdoret përpara një emrinumrin njëjës për të shënuar secilin frymor a send ose secilën dukurijanë të një natyre dhemerren veçan nga tërësia; shënon një frymor, një send a një dukuri për të treguar tërësinë e vet pa asnjë përjashtim, duke i përmbledhurgjithë; cilido, çfarëdo. Çdo njeri. Çdo gjë gjithçka. Çdo vështirësi (pengesë). Në çdo fushë. Në çdo kohë (orë) kurdo. Në çdo vend kudo. Në çdo skaj. Në çdo rast. Për çdo njeri. Për çdo gjë. Për çdo fjalë. Nga çdo anë ngagjitha anët. Nga çdo pikëpamje. Me çdo mënyrë (mjet). Me çdo rrugë. Jashtë çdo rregulli. Të çdo shkalle (lloji). Më parë se çdo gjë paragjithash. Për çdo rast për të gjitha rrethanat a nevojatmunddalin. Pëlhura të çdo ngjyre. Përjashton çdo mundësi. Heq çdo shpresë. Ha çdo gjë. E gjithë klasa e përpinte çdo fjalëdilte nga goja e plakut. Qante çdo natështrat. Nuk bën mjaltë çdo mizë. (fj. u.).
2. Përdoret përpara një togupërbërë nga një numëror dhe një emër për të shënuar secilën nga periudhat e përsëriturakohës ose secilën nga pjesët e hapësirës në të cilat kryhet ose ndodh diçka; secila njësi kohe nga një varg njësishpërsëritura. Në çdo dy javë. Në çdo tri orë. Në çdo katër vjet. Çdo dy hapa. Çdo pesë metra. Çdo ditë. Çdo vit. Çdo orë. Çdo herë. Çdo javë (muaj). Çdo ditë e më shumë.
3. Përdoret me parafjalën “për” përpara një togupërbërë nga një numëror dhe një emër, kur frymorët, sendet a dukuritëshënon ky tog merren si një tërësivete. Për çdo tre veta. Për çdo katër metra. Për çdo dhjetë banorë.
Sin.: cilido, çfarëdo, secili.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.