Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kuqezi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FANELLË

FANÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veshje e brendshme me mëngë, e thurur me fije leshi ose pambuku, që mbahet zakonishtmish. Fanellë e hollë (e trashë). Fanellë leshi për dimër.
2. Veshje e hollë sportistësh, që ka ngjyrëveçantë për çdo skuadër a ekip. Fanellë kuqezi. Zbritënfushë me fanellat e dyta.
Sin.: bluzë, uniformë.

PROMETEAN

PROMETEÁN,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Prometeun; që i përket Prometeut, i Prometeut. Bota prometeane.
2. fig. I guximshëm; sypatrembur, trim.
3. fig. I panënshtrueshëm, i panënshtruar, i parrëzueshëm. Flamuri ynë kuqezi, zjarr prometean në rrugëtimin historik.

RIVESH

RIVÉSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Vesh përsëri. Riveshim fanellën kuqezi.
2. Mbuloj një sipërfaqe me materialpërshtatshëm për ta mbrojtur, për ta përforcuar ose për ta zbukuruar, duke hequrparë materialin e vjetër. Rivesh rrugën me asfalt riasfaltoj. Riveshim goma. Riveshim mobilie.

SHKABONJË

SHKABÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Aquila melanaetus) Shkabë. Në mal kishte parë një shkabonjë. I vogli i shkabonjës. E mbërtheu shkabonja.
2. Flamuri kombëtar. Shkabonja kuqezi.
3. fig. Vajzë a grua trime e sypatrembur. Shkabonja sypatrembur.
Sin.: shqiponjë, shqipe, shkabë, gabë, gabonjë, zgarbë.

ÇIMBOSKË

ÇIMBÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndrizë; dizgje, cimocë. Çimboska e djepit (e foshnjës). E lidh me çimboskë. Ia zgjidh çimboskën. Por ai ishte endedjep i lidhur me çimboskë apo brez kuqezi.
2. Rrip i ngushtë prej rrobe për të lidhur shtëllungën e leshitfurkë kur e tjerrim.
Sin.: ndrizë, dizgje, cimocë, rrip.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.