Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajza kundrejt prindërve të vet; vajzë, çupë. Bija e madhe (e vogël). Bijë e dashur (e dhembshur). Bijë e vetme. Ime bijë. E bija vajza e tij ose e saj. Bijë në shpirt vajzë e bijësuar. Nënë (mëmë) e bijë. Atë e bijë. - Eja, bijë e nënës! Martoi të bijën. E kam si bijën time. Kush të pa e nuk shastisi?! / Holl’ e gjatë si qiparisi, / Lule prilli, bijë fisi. (folk.). Kur vjen bija, qesh shtëpia. (fj. u.). Selit vreshtë në pleqëri, trashëgim për bir e bijë. (fj. u.). Atë s’e qasin në fshat, kërkon të bijën e priftit. (fj. u.). Bija pa nënë- si nata pa hënë. (fj. u.). Nga avllia duket shtëpia, nga nëna duket e bija. (fj. u.).
2. edhe fig. Vajzë ose grua në lidhje me vendin e lindjes ose me shtresën e vet shoqërore; lart. vajzë ose grua luftëtare që është fryt i një lëvizjeje të madhe shoqërore a që është e lidhur me mish e me shpirt me vendin e me popullin e vet. Bijë e denjë e këtyre anëve. Bijë e fshatit tonë. Bijë prej Mirëdite. Bijat e arsimit shqip. Bijë besnike e popullit të vet. Bijat luftëtare.
3. Përdoret për të thirrur një vajzë a një grua të re nga një i moshuar, i cili e quan atë të afërt si vajzën e vet. - Eja, moj bijë! - Të falem nderit, moj bijë!
4. Pjellë femër e drejtpërdrejtë e një kafshe. Mëshqerrat bija.
5. bised. Pjesa që shkëputet nga një kupon, nga një çek etj. Amë e bijë.
6. fig. Fryt i diçkaje, diçka që ka dalë nga një gjë tjetër, në lidhje me burimin ose me prejardhjen e vet. Vera është bija e hardhisë. Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes.
✱Sin.: vajzë, çupë, gocë, çikë, keçe.
♦ I bërtet së bijës të dëgjojë e reja (dikush) qorton e shan dikë që të marrë vesh dikush tjetër, i cili është fajtori i vërtetë; flet me nënkuptime e me të hedhur; i bie pragut të dëgjojë dera. Si *e ëma dhe e bija mospërf. S’i kuqet e bija e mendjes (dikujt) përçm. 1. S’i vjen keq fare, s’preket aspak për të ndihmuar dikë, tregohet i ftohtë e zemërgur. 2. Nuk bindet, këmbëngul, qëndron në të tijën; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye.
TALLÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. ek., hist. Triskë që i jepej çdo familjeje nga këshilli i lagjes së qytetit para vitit 1990 për të blerë mallra (vaj, sheqer, bulmet, mish, kafe etj.) në sasi të kufizuar; triskë (racionimi); kupon, latë; Tallona për mallra ushqimore. Talloni i mishit. Talloni i kafesë. Tallon karburanti (nafte, benzine) kupon me të cilin shoferi furnizonte automjetin me karburant.
2. Letrat që mbeten pasi u ndahen lojtarëve (në lojën me letra).
✱Sin.: triskë, kupon, latë.
Ë́M/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve që ka bërë, nënë. E ëma nëna e saj a e tij. E ëma e vajzës. Jot ëmë. Ëmë e bijë (bir). Kushëri nga e ëma. Po nuk qau fëmija, nuk i jep e ëma (nëna) sisë (gji, të pijë). (fj. u.).
2. Kafsha femër kundrejt të vegjëlve të saj, nënë. Pi tek e ëma. Kotelet e rritura duhen ndarë nga e ëma.
3. Pjesë e parë e emërtimit të pathjeshtë terminologjik “ëmë e bijë”, që shënon dy pjesët e ndara me vrima në secilën fletë të një blloku kuponësh a dëftesash nga të cilat njëra mbetet në kupon (e ëma, mëma) dhe tjetra shkëputet (bija).
♦ Si e ëma dhe e bija mospërf. janë njësoj, nuk kanë dallim. (Flet) si e ëma e Zeqos majë thanës (dikush) thjeshtligj. flet kot, pa u menduar; thotë gjepura, thotë gjëra larg së vërtetës; flet në tym. E hëngri t’ëmën e bukës (dikush) përçm. vdiq (për një njeri të lig); e hëngri djathin e hoxhës iron.; e bëri këmbën kobure; e bëri sheshin breg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë