Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBËRTHÉCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë, sumbull. Mbërthecka e këmishës.
2. Ilik; thile.
3. Paramanë për të kapur dy anët e një petku etj.
4. Kllapëz prej teli, e përthyer me dy kënde të drejta, që vendoset në kapëse për të mbërthyer letrat, kompensatën etj.
5. Reze a mandall i vogël që shërben për të mbërthyer diçka. Kishte ca mbërthecka metalike që mbanin pikturën në kornizë.
6. Kunj metalik i vogël, i hollë e me majë të mprehtë, që përdoret për të mbërthyer diçka në derë, në mur etj. Te dera ishte kapur me mbërtheckë një copëz letre.
7. Pjesa e fundit e këmbës së përparme të qengjit a të kecit të therur, me të cilën i mbërthejnë barkun kur e pjekin në hell. Qengjin e qepin në bark me dy mbërthecka.
8. fig., bised., vet. sh. Ngatërresa, bishta.
✱Sin.: mbërthecë, mbërthejë, mbërthezë, kopsë, sumbull, ilik, paramanë, reze, mandall, kunjëz, ngatërresë.
SPÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ashkël druri e hollë e me majë, cefël e vogël druri. Spica pishe. Kruaj me spicë. Ju ngul një spicë. I hyri një spicë në gisht (në thua).
2. fig., kryes. sh. Fjalë që thuhen për të futur të tjerët në ngatërresa, fitme, kalla. Shtie (fut) spica. Hedh spica. Flet me spica hedh thumba kundër dikujt, përdor fjalë therëse.
3. Secili nga drunjtë që lidhin bucelën me rrethin e rrotës së qerres, të karrocës etj.; rreze. Spicat e rrotës. Iu thye një spicë.
4. vet. sh. Degë të holla për të ndezur zjarrin, karthje. Spica dëllinje. Solli ca spica.
✱Sin.: bjezgë, cifël, cipal, kleçkë, nishk, qenëz, kunjëz, hep, gjemb, halë, fite, fitila, thumb, ferra, ferrca, shtjera, fara, thimth, xip, sfinë, ginga, buklidhë, citë, rrogëz, sqapth.
♦ Fut spica (dikush) thotë fjalë me thumba për të ngacmuar dikë ose për të ngatërruar të tjerët; fut fite; fut kunja; fut pyka. I fut spicat (dikujt) e shtyn për keq a e nxit kundër dikujt, e shpon kundër dikujt, e fut në grindje me dikë; i fut gjilpërat; i fut një grusht miza. Spicë e ndezur keq. njeri ngatërrestar, dikush që të fut menjëherë zjarrin në shtëpi.
TÓKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Mbërtheckë e rrumbullakët a katrore, zakonisht me një kunjëz në mes, që qepet në fund të një rripi, të një brezi, në kapakun e një çante etj. dhe që shërben për ta mbajtur të mbërthyer a të mbyllur; paftë e brezit, katramëz. Tokëz ari (argjendi). Tokëza e rripit (e çantës). Mbërtheu (zbërtheu) tokëzën. Dhëmbi (gjuhëza) i tokëzës.
✱Sin.: mbërtheckë, zavëz, katramëz, toka.
ZGJÓNJ/Ë,~A f. 1. mjek., veter. Sëmundje që shfaqet me një puçërr të qelbëzuar anës thonjve te njeriu a në mes të thundrave te kafshët. I ka rënë zgjonja pelës. I ka hyrë zgjonja.
2. sh. ~A, ~AT Copë lëkure e vogël, që shqitet afër thoit; qenëz. I kanë dalë ca zgjonja. - Mos i hiq zgjonjat me dhëmbë se do të bëhen plagë. Plagë të vogla të shkaktuara nga zgjonja.
✱Sin.: zgjonjëz, thuath, qenëz, kunjëz, këlyshëz, zgjuath, leskër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë