Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABSÍD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkit., fet. Strukturë arkitekturore, e përdorur në kishat, në bazilikat dhe në objektet e tjera fetare mesjetare, shpesh si vend ku ndodhej altari kryesor e ku kryheshin shërbesat liturgjike; pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe në skajin lindor të saj, në trajtën e një gjysmërrethi në stilin romak, gotik e bizantin, e pajisur me dritare të mëdha për ta ndriçuar ambientin e brendshëm të kishës dhe e zbukuruar me mozaikë, afreske a elemente të tjera artistike; kungë; kungore. Absidë kishe. Absidë antike (mesjetare, bizantine). Absidë gotike. Absidë e zbukuruar. Absidë poligonale.
✱Sin.: kungore, kungë.
KUNGÁT/Ë,~A f., fet. 1. Veprimi dhe riti ortodoks që zhvillohet në kishë kur prifti kungon besimtarët; kungimi. Kungatën e bën prifti. Marr kungatën.
2. Vendi i kungimit në kishë, kungore. U kunguam në kungatë.
3. Nafora a mblata që marrin besimtarët ortodoksë me këtë rast. E mori kungatën. Prifti i jep kungatën besimtarit.
✱Sin.: naforë, mblatë, kungore, kungë, kungim.
SHENJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Faltore, vend i shenjtë. Gërmimet arkeologjike kishin zbuluar themelet e një shenjtoreje. - Mos i dhunoni shenjtoret! Shenjtorja e të parit.
2. fet. Ajo që është shpallur e shenjtë, shenjtëreshë. Shenjtorja Nënë Tereza. Shenjtorja shqiptare.
3. fet. Një besimtare e krishterë e pagëzuar, anëtare e një kishe.
4. fig. Ajo që është simbol i mirësisë, i qetësisë, ajo që frymëzon. Fytyrë shenjtoreje. E zbehtë si shenjtore. Guxim prej shenjtoreje.
✱Sin.: faltore, tempull, kungë, kungore, hijerore, hyjnore, absidë, ajodhimë, hyjneshë.
SHENJTËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. 1. Në traditat e ndryshme fetare një vend që ka marrë një karakter të shenjtë për shkak të shfaqjes ose pranisë së hyjnisë në të ose për shkak se është i lidhur me ngjarje dhe dukuri të konsideruara si të shenjta, hyjnore. Nderim për shenjtëroren. Hyri në shenjtërore.
2. Në traditën e krishterë një vend përkushtimi i lidhur me ngjarjet ose manifestimet hyjnore të shenjtorëve dhe martirëve; një pjesë e kishës ku ruhen relikte shenjtërish dhe për këtë arsye është kthyer edhe në vend pelegrinazhi; faltore, tempull. Ndërtimi i shenjtërores. Shërbesa në shenjtërore. Shugurimi i shenjtërores.
3. Pjesë e kishës katolike e ortodokse, në formë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryente shërbesat fetare dhe ku jepej kungimi, nafora etj., kungë, ajodhimë. Altari e shenjtërores.
✱Sin.: faltore, tempull, kungë, kungore, hijerore, hyjnore, absidë, ajodhimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë