Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kundrinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JOKALIMTAR

JOKALIMTÁR,~E mb. f., gjuh. Që shënon një veprim, i cili kryhet nga kryefjala, por nuk kalon e nuk bie drejtpërdrejt te një qenie a send, të shprehur me një emër ose përemërrasën kallëzore pa parafjalë; që nuk merr kundrinëdrejtë (për foljen); kund. kalimtar. Folje jokalimtare.

KUNDRINOR

KUNDRINÓR,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me kundrinën; që shërben si kundrinë; që kryen funksionin gramatikor të kundrinës. Rasë kundrinore. Fjali kundrinore fjali me funksionin e kundrinës.

KUNDRINË

KUNDRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Gjymtyrë e dytë e fjalisë, e shprehur me një emër ose me një përemërrasën kallëzore a dhanore, mbicilën bie veprimi i foljes; kundrinor. Kundrinë e drejtë kundrinëkallëzore pa parafjalë (p.sh. respektoj prindërit). Kundrinë e zhdrejtë kundrinëdhanore (p.sh. i flas nxënësit). Kundrinë me parafjalë kundrinor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.