Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÍDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mek. Copëz e vogël prej shufre të metaltë, në trajtë gozhde, me kokë të çarë në mes e me trup të zgjatur e të vjaskuar dhe që përdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar diçka mirë; vidë, burmë. Vidhë femër kundërvidhë. Vidhë hekuri. Vidha e siguresës (e rrotës). Liroj vidhën. Koka e vidhës. Mbërthej vidhat. Shtrëngoj (liroj) vidhën.
✱Sin.: vidë, burmë, tajë, torrlë.
♦ Ia di (ia njoh) vidhat (dikujt a diçkaje) ia njoh dikujt anën a mënyrën e përshtatshme nga duhet të nisem për ta bindur, për ta bërë për vete, për ta mundur etj., ia di pikat e dobëta a dëshirat që mund t’i shfrytëzoj për të arritur diçka me të; ia di diçkaje pikën ku mund të kapem për ta zbërthyer, për ta zgjidhur etj.; ia di (ia njoh) burmat (dikujt). Ia gjej vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje) ia zbuloj dikujt anën e përshtatshme, pikat e dobëta, dëshirat a mënyrën se si ta bind, ta bëj për vete, ta mund etj.; ia gjej diçkaje pikën ku mund të kapem për ta zbërthyer, për ta zgjidhur etj.; ia gjej burmat. Është me tri vidha (dikush) mospërf. shih. ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush) mospërf. Ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush) mospërf. është i metë nga mendtë; ka luajtur nga vidhat; i janë liruar vidhat (dikujt); ka një dërrasë mangët. I janë liruar vidhat (burgjitë) (dikujt) nuk është në rregull nga mendja, ka shkarë, nuk është në vete, s’është në terezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; ka luajtur nga vidhat (dikush); ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush); i janë liruar burmat; i janë zbërthyer dërrasat; i janë liruar rrathët. Ia liroi vidhat (burgjitë) (dikujt) i bëri lëshime, nuk e shtrëngon më si më parë; ia liroi rrathët; kund. ia shtrëngoi vidhat. Ka luajtur nga vidhat (nga burgjitë) (dikush) nuk është në rregull nga mendja, ka shkarë, nuk është në vete, s’është në terezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; i janë liruar vidhat (burgjitë) (dikujt); ka një vidhë (një burgji) mangët; i janë liruar burmat (dikujt). I kanë shkarë vidhat (burgjitë) (dikujt) shih ka luajtur nga vidhat (nga burgjitë) (dikush). Ia shtrëngoj vidhat (burgjitë) (dikujt) e detyroj të sillet a të veprojë në një mënyrë të caktuar, e detyroj të bëjë ashtu si ia kërkon; ia mbledh rripat; ia shtrëngoj rrathët; kund. ia liroj vidhat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë