Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kundërtank”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTITANK

ANTITÁNK,~U m. sh. ~E, ~ET Kundërtank; kund. tank. U përdor antitanku. U aktivizuan antitanket. U nis i konvoj i antitankeve. U prodhua antitanku më i ri.

PUSHKË

PÚSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Armë zjarri me tytëgjatëmbahetkrah dhemundqëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një ose në mënyrë gjysmautomatike. Fshij (pastroj) pushkën. Pushkë gjysmautomatike. Pushkë sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me strall). Pushkë (dyfek) me dollap (vjet.) lloj pushke e vjetërmbushej nga gryka. Siguresa (këmbëza) e pushkës. Pushkë kundërtank (usht.) armë e posaçmeshërben për asgjësimin e tankeve e të mjetevetjerablinduara. Hap zjarr me pushkë. I lumtë pushka! (ur.) T’u bëftë pushka top! (ur.) E vraftë pushka! (mallk.). Pushka e zbrazur tremb dy vetë. (fj. u.). Pushka e trimit e dasma e bujarit nuk ndalen. (fj. u.). Mos merr si pushka e jevgut! (fj. u.).
2. bised. Njeri a luftëtar i pajisur me këtë armë, ushtar i armatosur. Sa pushkë bëheni? Kishte dyqind pushkë me vete.
3. Kjo armë si simbol i luftës e i qëndresës; luftë e armatosur. Që në pushkët e para. Nisi (krisi, plasi) pushka. Vlonte pushka. U ndez pushka. Bëri pushkë me dikë luftoi. Ra në pushkë me dikë.
4. E shtënë me armë dhe krisma e saj. Me të plasur pushka. Pushka lajmëtare (habertare) (etnogr.) e shtënë pushkëlajmëronte se kishte ndodhur diçka e rëndësishme (zakon i vjetër i shqiptarëve). Hodhi pushkë shtiu.
5. Largësi sa mundarrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme. Një pushkë larg.
6. bised. Grindje, përçarje. I futi pushkën shtëpisë. Ndërmjet tyre hyri pushka.
Sin.: dyfek, armë, belçik, patickë, mauzer, karabinë, maliher, kallashnikov, cube, grahe, berdankë, breshanë, kapakllie, karajfile, xheverdare, hutë, milonjë, kapsollaqe, dogra, shahi, gacatore, grykëgjerë, grykëngushte, grykëhollë, dyfekmbajtës, dyfektar, e shkrehur, e shtënë, krismë, luftë, grindje, përçarje.
(Është bërë) për t’i rënë me pushkë (me dyfek, me kobure) (diçka) është tharë shumë, është bërë shumë e fortë (për bukën a për diçka tjetërhahet). Është bërë për pushkë (dikush). 1. Është rritur dhe është pjekur, aq sa për të luftuar me pushkë. 2. E do me dhunë; është bërë si për ta vrarë. T’u bëftë pushka *top! M’u qejfi pushkë shih m’u zemra mal. Nuk i dridhet pushka (dikujt) është trim e guximtar, nuk tutet; është i vendosur e i palëkundur derifund; nuk i dridhet dora. Në *flakëpushkës (të agzotit). Me *grykën e pushkës (e armëve). Hodhi një pushkë (dikush) përçm. luftoi fare pak; gjoja luftoi, sa për të thënë se luftoi. E ka fjalën pushkë (dikush) është shumë fjalashpër, të vret me fjalë. E ka syrin pushkë (dikush). 1. Sheh shumë mirë e shumë larg; e ka vështriminmprehtë; e ka syrin shigjetë. 2. Është trim i madh; ka guximmadh. Si e ke *syrin e pushkës? shaka. E ka zërin pushkë (dikush). 1. E ka zërin shumëfortë e kumbues. 2. I dëgjohet fjala, s’e kundërshton njeri; është i vendosur e ç’thotë ai bëhet. Të lë me pushkëfaqe (dikush). 1. Nuk të mbaron punë, ta lë punën përgjysmë, pa e përfunduar; pret kotdikush ta kryejë diçka. 2. I shpëton rrezikut, të ikën pa e vrarë a pa i bërë diçka tjetërkeqe; është i shpejtë, i shkathët a dredharak e s’e vret dot (zakonisht për gjahun). S’më lënë *topatdëgjoj pushkët (dyfekët). E mban gishtin në *çark (të pushkës) (dikush). Nuk i ndezi (nuk i shkrepi) pushka (dikujt) nuk ia arriti dot qëllimit që ta dëmtojë dikë, nuk pati sukses në goditjen e dikujt; nuk mundimarrë atë që donte. I ndez pushka në ujë (dikujt). 1. I shkon fjala kudo, ia dëgjojnë fjalëngjithë; i del gjithnjë e tija, asnjëherë s’i del keq. 2. Është trim i madh e të bën gjëmën, s’i vete bosh asgjë. I është ndryshkur pushka (dikujt) mospërf. e ka humbur trimërinë, s’ështëburrë, s’ka më burrëri. *Plumb pushke. Pushkë (dyfek) me çark mospërf. njeri me botëkuptimvjetruar, njeri i prapambetur. Pushkëdushk shih kodra pas bregut. Me pushkëfaqe. 1. Gati për të shtënë a gati për luftë. 2. Gati për t’u grindur, në pritje për të gjetur një shkak për të sulmuar, duke pritur rastin; me gishtinkëmbëz. Pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. njeri i pazoti e i pavlerë; njeri që s’ia shkrep, i ngathët e i paaftë, që nuk të mbaron punë; ai që hiqet për trim, por në të vërtetë nuk është i tillë; dikush që nuk del ashtu siç mbahej a siç mendohej. Pushkë (dyfek) pas lufte mendim a veprim i vonuar, që i ka kaluar koha, që s’është thënë a s’është bërë atë kohëduhej; kofin pas së vjeli (pas të vjelave); kërcim pas dasme (dikush). Pushkë e mbushur njeri i rrezikshëm, që ta bënkeqen në çdo çast, që të kërcënon e duhet t’ia kesh frikën; kund. pushkë e zbrazur. Pushkë e ngrehur keq. njeri i rrezikshëm e i gatshëmduart e dikujt për të goditur e për të dëmtuar dikë tjetër; kund. pushkë e shkrehur. Pushkë e plasur (dyfek i plasur). 1. Njeri i dobët e me cen në trup a në mendje; njeri i plakur shumë, që nuk është më i zoti për punë, që s’bën dot më asgjë. 2. Diçka që nuk vlen më për asgjë; diçka që nuk është e saktë a e sigurt. Pushkë e shkrehur mospërf. njeri jo i rrezikshëm, që nuk ka fuqi e mjete të të dëmtojë; kund. pushkë e ngrehur. Pushkë pa shul mospërf. shih fishek pa barut. Pushkë e zbrazur iron. njeri i frikshëm, por jo i rrezikshëm, që të kërcënon, por s’të bën dot gjë; kund. pushkë e mbushur. Rrëmbej (rrok) pushkën ngrihemluftë; nisem për në luftë; luftoj; rrëmbej (rrok) armët. Ma solli në *grykëpushkës. Shkreh (zbraz) pushkën që në sup (dikush) flet shumë, pa i peshuar fjalët mirë, grin; nuk ka masë e rend në të folur; nuk e përmban veten, nxitohet; i lëshon ujë mullirit (dikujt); e ka qafënshkurtër2; kund. i bluan llafet si kutulishtë (dikush). Shtie me pushkën e botës (dikush) e bën një punë duke përdorur si mashë a si vegëltjerët; vepron me hile pa dalë vetëshesh; vret gjarprin me dorën e tjetrit; nxjerr prush me këmbët e maces; i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës. I vuri (i ktheu) pushkën (dyfekun) (dikujt) e luftoi dikë, e vuri përpara me luftë; nuk e pranoi, nuk iu nënshtrua; i ktheu armët. Më erdhi në *grykëpushkës (dikush).

TOP

TOP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rruzull me madhësindryshme, zakonisht prej llastiku e i mbushur me ajër, që kërcen kur e goditim ose kur përplaset në një vendfortë dhepërdoret për të luajtur. Top llastiku (plastike). Top lecke. Top futbolli (basketbolli, volejbolli). Top tenisi. Top hokei. Top pingpongu. Top fëmijësh. Top dore (këmbe). Topa me ngjyra. Lojërat me top. Luaj me top. Hedh (gjuaj) topin. Iu shpua (u shfry) topi. Kërcen si top. Është si top është i shëndetshëm, është me fytyrëmbushur e topolak (zakonisht për fëmijët).
2. usht. Armë e rëndë zjarri, me grykëgjatë e të gjerë, që përdoretluftë për të hedhur larg predhamëdha. Top kundërajror. Top kundërtank. Gryka e topit. Shtrati i topit. Qitje me top. Një breshëri topash. Mbush (zbraz) topin. Gjëmojnë topat. Gjuaj (shtie) me top. I ra (e rrahu) me top e qëlloi me artileri.
3. Lëmsh nga një lëndë e butë ose e shkrifët. Top dëbore. Top balte. Top brumi.
4. Një sasi stofi, pëlhure, letre, duhani etj., që mbështillet rrumbullak ose lidhet dëng për ta mbajturmirë. Një top letër (karton). Dy topa stof (basmë, beze, fanellatë). Top pambuku. Top duhani. Bleu një top shkrepëse.
5. Shirit a rrip i gjerëpëlhurën e mëndafshtë, që bëhet gjatë endjes me ngjyrë tjetër ose me fillndryshëm nga tjerri. Top i kuq (i zi, i gjelbër). Pëlhurë me topa.
6. si ndajf. gjithëbashku, bashkë, tok; lëmsh, shuk. Erdhën top. Jemi top. E mblodhi peshqirin top.
7. si ndajf., bised. Përfundimisht, plotësisht, krejtësisht; menjëherë, si i vdekur, në vend. E mblodhi (e ndau) mendjen top. Iu mbush mendja top. E bëri mendjen top vendosi përfundimisht për diçka. I është bërë mendja top i është mbushur mendja përfundimisht për diçka. Ra top në gjumë. Ra top në tokë. E la top e vrau me një të goditur. Mbeti top në vend ra e vdiq menjëherë.
Sin.: lëmsh, shuk, tokël, përboç, lëmuq, rrotull, vilar, kruspull, topçe, tok, ashkë, shakull, vdekur.
M’u mendja top (për diçka) u binda plotësisht dhe jam i vendosur prerazi për diçka, më është mbushur mendja plotësisht, nuk kamasnjë lëkundje; e bëra mendjen top. T’u bëftë pushka top! 1. ur. T’u rritshin fuqitë e fitofsh! (për dikëshkonluftë kundër armikut, në kufi për mbrojtjen e atdheut etj.). 2. iron. Bëj çfarëduash, nuk ta kam frikën, merr fuqi sa të duash e provoje! E bëj zemrën top e mbledh veten, vendos (për të bërë diçka). T’i biesh me top (diçkaje) është shumë e fortë (buka, lakrori etj.), nuk hahet, nuk kapërdihet diçka. Topatbien! sado zhurmë e madhebëhet (për dikë që e zë gjumi dhe nuk zgjohet nga zhurmat a që nuk dëgjon). I ra me top (diçkaje) e shkatërroi përfundimisht diçka; e harxhoi shpejt e shpejt, duke e përdorur me shumicë. S’e çan topi. 1. (dikë). Është i veshur shumë trashë, nuk do t’ia dijë nga e ftohta. 2. (diçka). Është shumë e fortë dhe e qëndrueshme; u bën ballë goditjeve etj. Gjuan një *zog me top (dikush). E hodhi topin (dikush) iron. foli një fjalë, dha një mendim, mbajti një qëndrim; e kaloi shqetësimin a problemin te të tjerëtbisedë. Ja *hop, ja top. Është në *grykëtopit (dikush). Është *tapë topi (tapë) (dikush) tall. E ka mendjen top (dikush) është i qartë e i kulluarvetvete, me gjithë moshën e kaluar ose edhe pse është i sëmurë; është i përqendruar; iu mbush mendja top (dikujt); e ka mendjenkthjellët; e ka mendjenmbledhur; e ka kokën (kryet) plot. E la top në vend (dikë) e vrau me një të goditur aty ku ishte; e la në vend; e la thesvend; e la lëmshvend; e la pikë e gjallë; ia hodhi potkonjtë në erë (dikujt); e la pykë. S’më lënë topatdëgjoj pushkët (dyfekët) më ka zënë një e keqe e madhe dhe kam harruar hallet e tjera më të vogla. S’e luan (s’e tund) (as) topi. 1. (diçka). Pikërisht ashtu është, është shumë e sigurt dhe plotësisht e vërtetë, nuk mundhidhet poshtë a të ndryshohet. 2. (dikë). Nuk e lëviz dot njeri nga një vend, nga një punë etj., ka zënë vend mirë, është ngulur, s’e luan a s’e largon dot; ka rrënjëthella (të forta) (dikush). Mbeti top në vend (dikush) ra e vdiq menjëherë aty ku ishte; mbeti thesvend; mbeti lëmshvend; mbetivend; ra pikë e gjallë. E mblodha (e bëra) mendjen top e vendosa përfundimisht e prerazi për diçka, nuk kam asnjë mëdyshje, jam i bindur plotësisht, nuk lëkundem më; e mblodha mendjen; e ndava mendjen. M’u mbush mendja top u binda plotësisht për diçka, nuk kamasnjë dyshim e nuk lëkundem; m’u mbush mendja; e kam mendjen top; m’u mbush mendja qyp. *Mish për top keq. Top me dhjamë shumë i shëndoshë. Topi s’i ndan shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, kanë shoqëringushtë e të pastër; janë shumëlidhur njëri me tjetrin, s’i ndan e s’i përçan dot askush e asgjë; janë mish e kockë; janë mish e thua; janë mish e gjak. Top lecke mospërf. njeri që e urdhëron a e dërgon dikush ku të dojë, që e trajton si të dojë, që sillet me të si i do qejfi; top llastiku. Top llastiku. 1. Njeri me truprrumbullt, të lidhur e të fortë, që rrëzohet e nuk vritet. 2. keq. Njeri që nuk zë vend; njeri i paqëndrueshëm, të cilit nuk mund t’i zihet besë, që kërcen sa andej këtej. 3. mospërf. Njeri, të cilin e urdhërojnë shumë, e dërgojnë gjithandej për punë ose e lëvizin shpesh nga një punë në një tjetër; top lecke. Top sheqeri fëmijë i shëndetshëm, i bardhë dhe i bukur (kryesisht për vajza).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.