Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KUNDËRMËSÝ/J vep., ~VA, ~RË 1. usht., kal. Mësyj kundër dikujt që më ka mësyrë më përpara; kundërsulmoj. E kemi kundërmësyrë armikun me shpejtësi.
2. jokal. Kundërveproj menjëherë.
✱Sin.: kundërsulmoj, kundërveproj.
MËSÝ/J vep., ~VA, ~RË 1. usht., kal. Hidhem në sulm kundër armikut, bëj mësymje; kund. kundërmësyj, kundërsulmoj. Mësyj armikun. E mësynë befasisht. Mësynë muret me shkallë.
2. kal. dhe jokal. Hyj diku me forcë dhe me shpejtësi të madhe; i vërsulem dikujt. Tifozët mësynë në stadium. Policia ka mësyrë në magazinë.
3. kal. Nisem të shkoj diku papritur. Një mëngjesi i kishte mësyrë kodrës. Në grup, kishin mësyrë rrugën për në plazh. Të rinjtë ia mësynë palestrës sportive.
4. kal. Shkoj te dikush për t’i kërkuar ndihmë a për të bujtur, i vete në derë dikujt për diçka, i zë derën. Ia mësynë dy të panjohur në shtëpi. Ia mësyu fqinjit për një hall.
5. fig., kal. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje etj.; i sulem dikujt, i turrem (me ankesa, me kritika, me vërejtje, me qortime etj.). E mësynë të gjithë, s’i lanë gjë pa thënë.
6. kal. I hyj me vrull një pune, veprimtarie a gare; i futem i diçkaje me zell. Disa drejtorë ia kanë mësyrë garës për deputet.
7. fig., kal., vet. v. III Hyn me shpejtësi dhe me vrull të madh. Fjalët e reja që kanë mësyrë nga gjuhët e huaja.
✱Sin.: sulmoj, turrem, vërsulem, shkoj, beh, buj, hyj, futem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë