Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISKUTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që nuk është plotësisht i vërtetë, i sigurt ose i drejtë, që s’të bind plotësisht, që vihet në dyshim e mund të kundërshtohet; kund. i padiskutueshëm. Çështje (zgjidhje) e diskutueshme. Problem (vendim) i diskutueshëm.
HÁJDE,~NI pasth., bised., vet. v. II1. Eja. Hajde ditën! Hajde në mbrëmje! Hajde me makinë! Hajdeni të gjithë! Hajdeni pas meje!
2. Përdoret kur thërresim, kur ftojmë, kur nxitim dikë për të nisur një punë, për të bërë diçka etj.; eja! jepi! Hajdeni, more vëllezër! Hajde të shkojmë. Hajde të bisedojmë! Hajdeni të këndojmë (të vallëzojmë, të shëtitim)! Hajde, gështenja të pjekura! Hajde, mos ki gajle! Hajde, se nuk të lëmë vetëm!
3. Përdoret kur shprehim miratim, admirim, habi, urim, pakënaqësi, mospërfillje ose ndonjë ndjenjë tjetër. Hajde, t'ju rrojë! Hajde ç'vajzë që është! Hajde ç'mësues ka qenë! Hajde përgatitje, hajde! Hajde mendje, hajde! Hajde, hajde, ç'paska këtej!
4. Përdoret kur flasim për diçka që nuk mund të kundërshtohet, që duhet bërë patjetër ose kur flasim për diçka që është shumë e vështirë të bëhet, për shkak të një kundërshtimi, të pasojave të këqija etj. Hajde ta urdhërosh atë! Hajde t'i lëshosh ato! Hajde mos e pastro! Hajde mos e qep po deshe! Hajde bëje, po të duash! Hajde merre, po të ta mbajë!
♦ Hajde *mendje, hajde! iron.
KATEGORÍK,~E mb. 1. filoz. Që lidhet me kategorinë si koncept filozofik, që shpreh diçka nga bota reale, në mënyrë të qartë e të saktë; kategorial. Koncept kategorik (edhe logj.).
2. edhe fig. Që ka të bëjë me një çështje të prerë dhe të qartë, që nuk mund të diskutohet ose të kundërshtohet; i pakundërshtueshëm. Urdhër (qëndrim, vendim) kategorik.
3. mospërf. Që shpreh vendosmëri, këmbëngulje, palëkundshmëri, por ndonjëherë edhe autoritarizëm, protagonizëm, mungesë respekti e mospërfillje ndaj të tjerëve etj.; që ka karakter urdhërues a diktatorial. Sjellje kategorike. Urdhër (qëndrim, ton, mendim) kategorik. Në mënyrë kategorike.
✱Sin.: kategorial, i prerë, i pakundërshtueshëm, autoritar.
KOKËFÓRTË mb. 1. Që mendon e vepron sipas kokës së vet; këmbëngulës në të vetën, megjithëse mund të mos ketë të drejtë; i pabindur. Njeri kokëfortë.
2. fig. Që shpreh kokëfortësi, që nuk mund të kundërshtohet dot (për një fakt, për një mendim a gjykim etj.). Faktet janë kokëforta.
✱Sin.: i pabindur, i pamarrëvesh, i padëgjuar, kryeneç.
KONTESTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që mund të kontestohet a të kundërshtohet, që është për t’u kundërshtuar; i kundërshtueshëm. Hipotezë (ide, pikëpamje) e kontestueshme.
KUNDËRSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të kundërshtohet. Ide (tezë, pikëpamje) e kundërshtueshme.
PADISKUTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të diskutohet e të ndryshohet, që nuk mund e nuk duhet të rrihet a të bisedohet me të tjerë, i prerë: i pabisedueshëm; kund. i diskutueshëm. Vendim i padiskutueshëm. Prijës i padiskutueshëm. Objektiv i padiskutueshëm.
2. Që nuk mund të vihet në dyshim a të kundërshtohet, që është plotësisht i vërtetë ose i palëkundshëm; kund. i diskutueshëm. Fakte të padiskutueshme. E vërtetë e padiskutueshme. Autoritet i padiskutueshëm.
✱Sin.: i pabisedueshëm, i panegociueshëm, i prerë, i vërtetë, i palëkundshëm, përfundimtar, i pakundërshtueshëm.
PAKUNDËRSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të kundërshtohet; që nuk mund të vihet në dyshim e të diskutohet; që është shumë bindës, që duket sheshit; kund. i kundërshtueshëm. Prova (fakte, të dhëna, dokumente) të pakundërshtueshme. Dëshmi e pakundërshtueshme. Mendime (arsyetime) të pakundërshtueshme. Autoritet i pakundërshtueshëm.
PAMOHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të hidhet poshtë a të kundërshtohet në asnjë mënyrë, që duhet të pranohet patjetër si i vërtetë, që nuk vihet në dyshim; kund. i mohueshëm. Fakte (prova) të pamohueshme. E vërtetë e pamohueshme. Të drejta të pamohueshme.
✱Sin.: i pakundërshtueshëm, i padyshimtë.
PUSHTÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka pushtet mbi dikë a mbi diçka; i plotfuqishëm; që ka prirje a që e ka zakon të japë urdhra, autoritar. Njeri (prind) i pushtetshëm. Është bërë i pushtetshëm.
2. Që nuk mund të kundërshtohet; që shpreh pushtetin që ka dikush a diçka ndaj dikujt a diçkaje tjetër; nënshtrues. Fjalë të pushtetshme. Vështrim i pushtetshëm. Në mënyrë të pushtetshme.
✱Sin.: autoritar, i plotfuqishëm, i rreptë, i pakundërshtueshëm, nënshtrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë