Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMERIKANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Tërësi e veçorive dhe tipareve që karakterizojnë amerikanët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; lidhja dhe besnikëria ndaj traditave, ndaj institucioneve dhe ndaj idealeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; kund. antiamerikanizëm.
2. art., kult. Stil a e mënyrë shprehjeje amerikane. Ndikimi i amerikanizmit në letërsinë e huaj. Amerikanizmi kulturor.
3. gjuh. Fjalë, shprehje, veçori etj. që është karakteristike e anglishtes amerikane. Amerikanizmat si nocione, koncepte dhe terma. Amerikanizmat në gjuhët evropiane (aziatike etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë