Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kulmar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGROR

AGRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Gërshërëz e çatisë; tra që vihetskajet e pullazit. Agrori i pullazit. Rregulloi agrorin e çatisë.
Sin.: tra, kulmar, qoshnar.

DAHUK

DAHÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Diçka e gjatë dhe me majë; maja e diçkajegjatë. Dahuku i minaresë. Dahuku i kësulës.
2. Kësulë e gjatë e me majë; qeleshe. Dahuku i plakut.
3. Ka, cjap etj. me brirëdrejtë e të ngritur përpjetë.
Sin.: majë, kulm, kikë, skape, kulmar, feste, kësulë, qeleshe, plis, kapuç, qelepoçe.

KULM

KÚLM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Maja e një kodre, e një pirgu a e një senditrajtë stive, si një piramidë. Kulmi i kodrës.
2. ndërt. Maja mbi çatinë e një shtëpie a ndërtese; kulmar. Kulmi i shtëpisë (i ndërtesës). Banojnëbashku në një kulm.
3. gjeom. Pika e sipërme ku takohen dy rrafshe ose dy drejtëzat e një figure. Kulmi i konit (i trekëndëshit).
4. fig. Shkalla më e lartë e arriturkryerjen e një pune a veprimtarie, në zhvillimin e një dukurie etj.; thelb, majë. Dasma (protesta) arriti kulmin. U gëzua në kulm u gëzua shumë.
Sin.: majë, kikë, kulmar, zenit, mes, thelb.

KULMAR

KULMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Trau i kulmitçatisë së një shtëpie a ndërtese me tjegulla. E varikulmar.
Sin.: kulm, kikë.

URË

ÚR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Mbikalim prej druri, prej betoni, prej guri etj. mbi një lumë a mbi një rrjedhë tjetër uji. Urë e varur urë që mbështetetlitarë çeliku. Urë me harqe. Këmbët e urës. Mos u bëj urë e vig, të kalojë sipër i mirë e i lig. (fj. u.). Kur s’ka urë, edhe vau është i mirë. (fj. u.).
2. Diçka e ngjashmetrajtë harku, që shërben kryesisht për të lidhur dy gjëra a për të lidhur dy pjesë. Ura e syzeve (e vinçit). Ura e supit (anat.). Ura e këmbës (anat.) pjesa e thelluar e shputëskëmbës. Urë dhëmbësh pllakëmban dhëmbët e vënë duke i lidhur me dy dhëmbëshëndoshë. Ura e violinës copëz dërrasetrupin e veglës, mbi të cilën mbështeten telat.
3. fig. Ndërlidhjevendoset ndërmjet dy palëve, ndërmjet dy anëve etj. për të arritur diçka; diçkalidh dy anë. Urë pajtimi. I preu urat me dikë. Shërben si urë kalimi.
4. sport. Përkuljamerr trupi i ngritur hark, kur mbështetemi me duar e me kokë prapa. Bëri urën.
5. spec. Kullëanije ose në disa makina, ku qëndrojnë për të vrojtuar a për të drejtuar. Ura e komandimit.
6. Kulmar. Ura e çatisë.
7. Pjesa e poshtme e parmendës, e cila mbështetettokë.
8. Druja e poshtme e zgjedhësqeve.
Bëhem urë e gurë lodhem e robtohempunë, përpiqem me të gjitha fuqitë për të përballuar vështirësitë e jetës e për të fituar diçka; i qëndroj me këmbëngulje e me durim çdo punerëndë a çdo vështirësie; bëhem copë (copë e gojë, copë e thërrime). Iu urë (e vig) (dikujt) iu përul, iu nënshtrua plotësisht dhe e lë të bëjë çdo gjë me të, ia pranon çdo kërkesë, urdhër a dëshirë pa e kundërshtuar kurrë dhe me bindjeplotë e me përulësi; i zgjati (i shtriu) qafën; iu baltë (e pluhur). Bëri një urë në det (dikush) i bëri një të mirëmadhe dikujt; u lidh me dikë (zakonisht për t’u fejuar a për t’u martuar ose për të lidhur miqësinë me një tjetër). Bën urë me gëzhdalla (dikush) iron. ndërmerr një punë pa e ditur si bëhet ose pa pasur mjetet e nevojshme; me fjalë është i zotibëjë gjithçka; mbush pusin me pështymë (me gjilpëra); e mat detin me lugë; e than detin me lugë; e korr livadhin me gërshërë. Hedh (ngre) një urë (ura) krijoj mundësi për t’u lidhur a për t’u afruar me dikë ose për të bashkuar dy gjëra, bëj një hap drejt afrimit; bëj një hap miqësor e mirëkuptimi, afrohem me dikë. Është (ka mbetur) (ende) tek ura (dikush) iron. nuk ka ndryshuar fare, ka ngelur me të vjetrën a ka mbetur prapatjerëve; nuk ka marrë vesh se ç’bëhet përreth dhe nuk ka mësuar nga zhvillimet e reja; mbetibisht (në bishturës, te bishti i urës). *Këmba (këmbëza) e urës. Mbeti në *bisht (në bishturës, te bishti i urës) (dikush) përçm. Mbeti te *këmbëza e urës (dikush). I pres urat (me dikë) i këput lidhjet me dikë, nuk jap e nuk marr më me të, nuk duakembëj më me të; i prish curlet. Nuk i shkon kali (gomari) në urë (dikujt) nuk ia arrin qëllimit, nuk i del ashtu si e kishte parashikuar; nuk ia hedh dot dikujt, nuk i ecën me dikë a për diçka; nuk i shkon kali (gomari) në udhë. Urë mbi gurë njeri i fortë, trim dhe i paepur; dru arre; lis i lartë. Urë kalimi mjet a mënyrë për të arritur në një gjendje tjetër, për të lidhur dy gjërandryshme etj. Urë pa këmbë mospërf. njeri jo i sigurt e i paqëndrueshëm, njeri pa themel, të cilit nuk mund t’i zësh besë, tek i cili nuk mundmbështetesh. Urë pa qemer diçka jo shumë e qëndrueshme dhe e pasigurt, diçka e dobët, që s’mund t’i besosh, që s’të mban a që mundshembet lehtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.