Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kullohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CIKËTOHET

CIKËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Cikohet, hirrohet, kullohet (për kosin, djathin etj.). Cikëtohet kosi.

DEKANTOHET

DEKANT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., ind., vet. v. III 1. vetv. Kullohet. Tretësira me fundërresa dekantohet. Uji dekantohet vetvetiu pas një kohe.
2. vetv. Ndahen nga njëri-tjetri dy lëngje që nuk përzihen.
3. vetv. Toçitet. Dekantohet vera.
4. pës. e DEKANTÓJ.
Sin.: kullohet, ndahet, toçitet, kthehet, përmbyset, derdhet, zbrazet.

DRENOHET

DREN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. spec., vetv. Drenazhohet. Drenohen tokat (bujq.). Drenohen sheshet e ndërtimit (ndërt.).
2. mjek., vetv. Pastrohet me drenë, kullohet.
3. pës. e DRENÓJ.

HIRRË

HÍRR/Ë,~A f. 1. Lëng si ujë, në ngjyrëgjelbër shumëçelur, që del kur pritet qumështi a kur kullohet djathi i njomë; lëngunxjerr kosi pasi mpikset Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës). Është bërë si hirrë është holluar shumë, është bërë si ujë.
2. fig. Lëndë që i ngjet këtij lëngu. Hirrë breshke urinë breshke.
3. veter. Hirrëz, ngalosë. Hirra e bagëtive. E zuri hirra.
U hirrë (diçka) 1. U hollua shumë, u si ujë. 2. Humbi vlerat, u zhvlerësua. E bëri hirrë (diçka) e holloi shumë; nuk ka më vlera e shije. Ia bëj mendjen hirrë (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). Nuk ka as hirrë për qen (dikush) shih edhe qeros, edhe fodull (qibar). E lë djathin pa hirë (pa *shëllirë) (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush). Ta shet hirrën (shëllirën) për *qumësht (dikush).

KULLOHEM

KULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie llumifund të një ene me lëngje; pastrohet nga turbullirat a nga papastërtitë (për lëngje); distilohet. U kullua uji (vera).
2. bised., vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë; kthjellohet (për qiellin). U kullua qielli (moti).
3. fig., bised., vetv. Sqarohem; kthjellohem. Tani u kullova.
4. fig., vetv., vet. v. III Analizohet mirë e thellë dhe bëhet më i qartë. Kullohet çështja (problemi).
5. pës., vet. v. III e KULLÓJ.
Sin.: pastrohet, fundërron, distilohet, filtrohet, sqarohem, kthjellohem, qartësohet.

PAKULLUESHËM

PAKULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i kullueshëm; që nuk mundkullohet. Vend i pakullueshëm. Tokapakullueshme.

PASTROHEM

►PASTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastroj veten duke u larë me ujë, me shampo etj. dhe duke u fërkuar; heq nga vetja baltën, njollat ose papastërtitë e ndryshme me ujë a me ndonjë lëndë tjetër pastruese. Pastrohet përditë. U la e u pastrua.
2. vetv., vet. v. III I largohet diçka e huaj a që e zinte, qërohet. Qielli u pastrua.
3. pës. e PASTRÓJ.
Sin.: lahem, paqohem, paqësohem, dëlirem, spastrohem, shkëlqaret, shpëlahem, shkrimbem, kthjellohem, hapem, qërohet, rafinohet, kullohet.

QARTËSOHEM
RAFINOHEM

RAFIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Përmirësohem, fisnikërohem, edukohem etj. Është rafinuar mjaft që kur ka ardhurqytet.
2. spec., pës. e RAFINÓJ.
Sin.: pastrohet, kullohet, përmirësohem, fisnikërohem, stërhollohet.

SHKULLOHEM

SHKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Kthjellohet, kullohet (për ujin e për qiellin). Qielli u shkullua krejt.
2. Lahem e pastrohem.

TURBULLOHEM

TURBULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i turbullt duke u tundur a duke u përzier me lëndëtjera jo të pastra ose me diçkatrashë, humbet kthjelltësinë, bëhet i patejdukshëm (për ujin dhe për lëngjetjera të kulluara); kund. kullohet; kthjellohet. U turbullua uji. U turbullua lumi.
2. vetv., vet. v. III Prishet, bëhet me re, me shi etj. (për motin). U turbullua moti (qielli).
3. fig., vetv., vet. v. III Bëhet jo i qartë, ngatërrohet, prishet; trazohet e pështjellohet; ndërlikohet, bëhet i turbullt. U turbullua gjendja. U turbulluan marrëdhëniet. U turbullua puna.
4. fig., vetv., vet. v. III Humb qartësinë, errësohet, nuk është më i kthjellët; kund. kthjellohet. Iu turbulluan mendimet. Iu turbullua gjykimi. Iu turbullua koka. Uji del i kthjellët prej kroit, por turbullohet rrugës. (fj. u.)
5. fig., vetv. merren mendtë, trullosem, shastisem; shqetësohem, më prishet gjaku; mërzitem. U turbullua fare. Iu turbullua gjaku. Nuk turbullohet kurrë nuk shqetësohet për asgjë, nuk e çan kokën. U turbullova sa e pashë. Mos u turbullo!
6. pës. e TURBULLÓJ.
Sin.: përlyhet, nakatoset, vrenjtem, pështjellohem, tronditem, trullosem, errësohem, shqetësohem, trazohem, emocionohem, tollovitem,

ZGJIDHEM

ZGJÍDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lirohet nyja ose diçka tjetër e lidhur a e bashkuar; i lirohen e i bien lidhëset diçkajelidhur; kund. lidhet. Iu zgjidh gryka thesit. Iu zgjidh këpuca (opinga). U zgjidh litari. U zgjidh dengu. Era, ku zgjidhet, s’lidhet, ku mbillet, s’korret. (fj. u.).
2. vetv. Lirohem nga diçka që më mbanlidhur, lirohem nga lidhëset a nga diçka me të cilënkanë lidhur; kund. lidhem. - Zgjidhu tani, po munde! - Tani nuk zgjidhesh dot.
3. fig., vetv. Lirohem nga një detyrim; bëhet i pavlefshëm detyrimikam ndaj dikujt; vet. v. III merr fund a ndërpritet diçka; kund. lidhet. Zgjidhem nga detyrimikisha. U zgjidh magjia (vjet.). Dhanë e morën nja dy sahat, njëri në një qoshe, tjetri matanë dhe sherri u zgjidh.
4. pës. e ZGJIDH.
Sin.: çlidhet, lirohet, shkolitet, shkokëlohet, çmbështillet, kullohet, sqarohet, shkoqet, shkoqitet, kthjellohet.
As *lidhet e as zgjidhet (dikush). Iu zgjidh *gjuha (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.