Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BABOVÍT (BABOVÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Rregulloj, qeveris shtëpinë, amvis. Babovita shtëpinë.
2. I jap dikujt të hajë, e vesh dikë, e mbath, e bëj gati. Mezi i baboviste fëmijët.
✱Sin.: rregulloj, amvis, ndreq, ftilloj, krahishtoj, sistemoj, qeversis, mataroj, kullandris, ujdis, godit, ndërtoj, ormis, orendit.
KUMANDÁR vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Vendos gjithçka në vendin e vet; miradministroj, mirëmbaj a rregulloj (rrobat, shtëpinë, shtratin etj.); kullandris. Kumandar paratë. Kumandar dhomën e gjumit.
2. Vesh dikë me rroba të reja dhe të hekurosura; pispillos. Nëna kumandari nusen.
3. fig., iron. Zhduk a vras dikë fshehurazi, pa u treguar të tjerëve.
✱Sin.: kullandris, mirëmbaj, rregulloj, pispillos.
RESIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rregulloj, krahishtoj, kullandris, mataroj. I resitoi të gjitha sendet.
RREGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull ose sjell përsëri në rregull diçka (flokët, rrobat etj.); kund. çrregulloj. Rregulloi shtëpinë. Kishte rregulluar flokët.
2. Bëj që një vegël, një pajisje etj. e prishur a e dëmtuar të punojë si më parë; ndreq, meremetoj. Rregulloj biçikletën (celularin).
3. Vë në punë, në lëvizje etj. sipas rregullave të caktuara, e vë në rregull (për mekanizmat, mjetet etj.) Rregulloj shpejtësinë e makinës. Rregulloi zërin e magnetofonit.
4. E bëj një punë, një çështje etj. të jetë sipas rregullave, e vë në udhë të mbarë; e zgjidh. E rregulloi punën. E rregulluan mosmarrëveshjen.
5. E bëj dikë që të përmirësohet (nga shëndeti, nga gjendja ekonomike etj.); v. III e përmirëson (motin); kund. keqësoj. E rregulloi ndërhyrja e mjekut.
6. bised. I gjej a i siguroj punë, një vend të përshtatshëm etj. sipas nevojës a sipas kërkesës; sistemoj. I rregulloi një bursë. E rregulloi në një punë (në një vend).
7. bised. Bie në marrëveshje me dikë për diçka (zakonisht me rrugë të tërthorta). E rregulluan me njëri-tjetrin. E rregulloi që të mos shkonte.
8. bised. Bëj që dikush të jetë ashtu si duhet, e vesh, e stolis etj.: Rregulloi nusen.
✱Sin.: ndreq, meremetoj, zgjidh, përmirësoj, sistemoj, vesh, stolis, kullandris, godit.
♦ E rregulloi (e ndreqi, e drejtoi) *gojën (dikush).
UJDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Ndreq, rregulloj diçka të prishur, meremetoj. Ujdisi qerren. Ujdisi sahatin. E ujdisi mirë.
2. kal. E vë diçka në vendin e vet, e vë në rregull, e vë për fije; e bëj të shkojë në rregull. Ujdisi shtëpinë (plaçkat). Ujdisi flokët. E ujdisi hapin.
3. kal. Stolis, zbukuroj. Ujdisi nusen.
4. fig., kal. E bëj të shkojë në rregull, e ndreq. I ujdisi punët. E ujdisën me të mirë.
5. gjell., kal. I shtoj diçka një gjelle për ta bërë më të shijshme a më të mirë. Ujdis gjellën. E ujdisi me erëza.
6. fig., jokal., Merrem vesh me dikë, bie në ujdi. Ujdisën bashkë. Mos ujdis me të.
7. jokal., edhe fig. Shkon mirë me dikë a me diçka tjetër, përkon, përshtatet, përputhet. Ujdiste bukur (mirë). Ujdisin bashkë. Ujdis nga mosha (nga bukuria). Këto dy ngjyra ujdisin. Kanë ujdisur të dy kanë gjetur shoqi-shoqin. Nuk të ujdis ty nuk shkon për ty; s’të ka hije.
✱Sin.: ndreq, rregulloj, godis, kullandris, zbukuroj, nis, pispillos, ormis, përshtat, përputh, rrah.
♦ Më ujdis (më piqet) *gjaku (me dikë). Ia ujdisi (ia tregoi, ia kallëzoi, ia rrëfeu) *qejfin (dikujt).
VOLÍT (VOLIS) jvep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Është më lehtë të bëhet; vjen më i përshtatshëm a më për mbarë për dikë. Nuk i voliste vendi. Nuk më volit dora ndryshe.
2. kal. E bëj që tʼi vijë për mbarë dikujt një punë a veprim; e rregulloj një punë që ta bëj më lehtë. E volit një punë. E volit punën mirë. Nuk e volit punën.
✱Sin.: rregulloj, ndreq, godit, ujdis, kullandris.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë