Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUG/ÁT,~I m. sh. ~ÉTËR, ~ÉTËRIT 1. mit. Figurë e besimeve pupullore, që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit; kukudh. Thoshin se u bë (doli) lugat. E hëngërt lugati! (mallk., vjet.). Ha si lugat ha shumë, s'ka të ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat.
2. fig., keq. Njeri shumë i shëmtuar në pamje, që u kall tmerrin njerëzve; njeri i keq, që u bën dëm të tjerëve.
✱Sin.: hije, fantazmë, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, vampir, llabiç, çerep, shëmtak, i shëmtuar, shëmtarak, shurdhjesë, dashakeq, kukudh.
♦ *Bisht lugati thjeshtligj. Të daltë lugati! mallk. e pësofsh! Sikur i del lugati (dikujt) iron. është frikacak i madh, dridhet nga frika; trembet kot së koti, jeton me frikë të madhe; ka lepurin në bark (dikush); ka zemër lepuri (pule) (dikush). U djegsh lugat mallk. vdeksh!
VAMPÍR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. I vdekur që, sipas besimeve, gjoja del natën nga varri për të thithur gjakun e të gjallëve; lugat.
2. fig., keq. Ai që shfrytëzon pa mëshirë të tjerët, gjakpirës, shfrytëzues. Ai është si vampiri, nuk ka mëshirë në askënd. Vampirët e bankave makute.
3. fig., keq. Hamës i madh, llupës; ai që s'ka të ngopur, i pangishëm. Ai ngopet aq sa ngopet vampiri.
✱Sin.: hije, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, llabiç, grykës.
VÓV/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. Vampir, lugat, gogol. Nuk tremben fëmijët as me vovë as me gogol. Kësaj i thonë jo vovë, por gogol e njëjta gjë, njëlloj.
2. fig. Ai që ka një dëshirë të tepruar për të bërë diçka; që ka një mani, maniak. Ai vovi i ka do (disa) zakone të këqija.
✱Sin.: hije, fantazmë, vampir, lugat, kukuvriq, kukudh, llabiq, vorkollak, gogol, bubë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë