Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUG/ÁT,~I m. sh. ~ÉTËR, ~ÉTËRIT 1. mit. Figurë e besimeve pupullore, që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit; kukudh. Thoshin se u bë (doli) lugat. E hëngërt lugati! (mallk., vjet.). Ha si lugat ha shumë, s'ka të ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat.
2. fig., keq. Njeri shumë i shëmtuar në pamje, që u kall tmerrin njerëzve; njeri i keq, që u bën dëm të tjerëve.
✱Sin.: hije, fantazmë, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, vampir, llabiç, çerep, shëmtak, i shëmtuar, shëmtarak, shurdhjesë, dashakeq, kukudh.
♦ *Bisht lugati thjeshtligj. Të daltë lugati! mallk. e pësofsh! Sikur i del lugati (dikujt) iron. është frikacak i madh, dridhet nga frika; trembet kot së koti, jeton me frikë të madhe; ka lepurin në bark (dikush); ka zemër lepuri (pule) (dikush). U djegsh lugat mallk. vdeksh!
VÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është vetëm një; që s’ka tjetër të tillë si ai a si ajo (për fëmijë, vëlla ose motër); që s’ka tjetër të tillë. Djalë (bir, fëmijë) i vetëm. Vajza (bija, motra) e vetme. Kopja e vetme. Shpresa (mundësia) e vetme. Është i vetmi për (në)... dallohet mbi të gjithë, s’ka shok. E ruan si syrin e vetëm. Është kopja e vetme që ka biblioteka.
2. Që ka mbetur vetëm, që s’ka njerëz të afërm a farefis; që s’ka familje; që s’ka ndonjë që ta ndihmojë a të kujdeset për të; i vetmuar. Fill i vetëm. Ishte i vetëm. Jetonte i vetëm. Mbeti i vetëm.
3. Që është i veçuar nga të tjerët, që nuk rri bashkë me të tjerët, që ndahet veçan; që është pa shokë a pa shoqërues; që nuk ka ndonjë tjetër aty pranë. Udhëtar i vetëm. Edhe një i vetëm edhe vetëm një. Delen e vetme e ha ujku. (fj.u.).
4. Që është një i tërë dhe i pandarë; i bashkuar. Si një trup i vetëm. Shkruhet si një fjalë e vetme.
5. Që është i njëllojtë për të gjithë, i përbashkët; i njësuar. Një gjuhë e vetme standarde. Kanë një qëllim të vetëm. Një komb, një gjuhë.
6. Askush tjetër a asgjë tjetër përveç këtij ose kësaj, vetëm ky ose ajo (përdoret në trajtë të shquar përpara emrave). E vetmja kafshë në botë. I vetmi njeri që do. E vetmja dëshmi që njihet. I vetmi sport që më pëlqen.
7. Gjithnjë i njëjtë, i pandryshuar. Rrinte në një vend të vetëm.
✱Sin.: i panjeri, i pagjind, i pakënd, i shkretë, shkretan, derëshuar, i vetmuar, fillikat, fill, i mjerë, i gjorë, kukudh, tek, një.
♦ (E ruaj) si *qorri syrin e vetëm (dikë a diçka). (E ruaj) si *syrin e vetëm (dikë). Një *trup i vetëm.
VÓV/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. Vampir, lugat, gogol. Nuk tremben fëmijët as me vovë as me gogol. Kësaj i thonë jo vovë, por gogol e njëjta gjë, njëlloj.
2. fig. Ai që ka një dëshirë të tepruar për të bërë diçka; që ka një mani, maniak. Ai vovi i ka do (disa) zakone të këqija.
✱Sin.: hije, fantazmë, vampir, lugat, kukuvriq, kukudh, llabiq, vorkollak, gogol, bubë.
XHIND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mit. Figurë burri e besimeve dhe e përrallave popullore me prejardhje nga Lindja, e cila përfytyrohet si shpirt i keq, që del natën e që ka fuqi të mbinatyrshme mbi njerëzit e mbi sendet. Xhindet e natës. Dolën xhindet. Shkeli xhindet. E zunë (e pushtuan) xhindet. I ranë xhindet. Përzuri xhindet.
2. bised. Vajzë a grua shumë e bukur. I prishi mendjen xhindja. Kur më shkon malit përpjetë /, Xhinde mushka, xhinde vetë! (folk.).
✱Sin.: perri, hyri, hije, fantazmë, lugat, kukudh, abe, qipull.
♦ U bë xhind (dikush) u zemërua keq, u tërbua nga inati; i hipën xhindet (dikujt). Flet me xhindet (dikush) iron. thotë gjëra të paqena, thotë çudira. I hipën xhindet (dikujt) u zemërua keq, u tërbua fare, u xhindos menjëherë e s’ përmbahet më; u bë xhind (dikush); i hipën orët; i hipën qipujt; kund. i zbritën (i ranë) xhindet. Është me xhinde (dikush) është zemëruar keq, është gjithë inat; është njeri që zemërohet shpejt. Xhind në shishe njeri që ka fuqi të madhe, por që s’e përdor dot; njeri që mezi e përmban veten. I zbritën (i ranë) xhindet (dikujt) u zbut, i iku zemërimi, u qetësua; i zbritën (i ranë) orët; i zbritën qipujt; kund. i hipën xhindet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë