Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÉJ pasth. 1. Përdoret si thirrje për të shprehur kënaqësi, habi, hidhërim, keqardhje a ndonjë ndjenjë tjetër. Hej, hej, o sa bukuri! Hej, ç'ditë e bukur! Hej, ç'të kënduar! Hej, more hej! Hej, sa punë paska këtu! Hej, kuku! Hej, medet! Hej, ç'bela! Hej, sa ngushtë! Hej, dreq!
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për ta thirrur, për t'i tërhequr vëmendje, për ta nxitur etj., etj. Hej, ku shkon? Hej, ti atje! Hej, me ty flas! Hej, mos u vononi!
THI,~U m. sh. ~, ~TË 1. Derr. Thi i egër (i butë). Mish thiu.
2. fig. Njeri i fortë, i qëndrueshëm e i paepur, njeri që s'pyet për asgjë.
♦ Kur të bëjë thiu “kuku”! kurrë, asnjëherë; kur të hipë derri në fik; kur të pjellë mushka; kur t’i bëhet mjekra qoses shaka. *Çorbë thish (derrash, derri) përb. I ka hipur thiut në vrap (dikush) i ka hyrë një pune të pasigurt a të rrezikshme pa u menduar mirë; ka hipur në barkë pa vela. Ia qet *thinjat edhe thiut (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë