Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kukamë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KUKATJE

KUKÁTJ/E,~Af. sh. ~E, ~ET 1. qarë me kujë; kujë, kukamë.
2. Zëri i qyqes; kuja a kënga e qyqes. Kukatja e qyqes.
Sin.: kujë, kukamë, kuitje.

ULËRIMË

ULËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i fortë, i zgjatur e therës a si me të qarë i ujkut, i qenit etj. kur ulërin; zhurmë e ngjashme nga disa sende a dukuri. Kush bëhet me ujqër, do nxërë ulërimën (fj. u.). Dëgjohej ulërima e erës.

2. Klithmë e fortë dhe therëse e njeriut (kur ka ndonjë dhembje shumëmadhe etj.); kujë; kryes. sh. britmë e fortë dhe e çjerrë. Ulërimat e fëmijëve.

3. fig. Zhurmëbëhet për qëllimecaktuara; çirrmë. Vuri ulërimën.

Sin.: bulurimë, pallmë, angullimë, angullitje, aullimë, kuisje, cingërimë, ulëritje, vrambullimë, britmë, bërtitje, thirrmë, e thirrur, klithmë, çirrmë, kujë, kukamë, vigmë, vikamë, grahmë, gumëzhimë, uturimë, buçimë.

Ulërimë me theskokë! tmerr pas diçkajekeqe që ka ndodhur, qameti, hata e madhe sa është për të ulëritur e për të vënë kujën; vësh duartkokë. ulërimën (dikush) qahet e ankohet shumë për dikë a për diçka; bën shumë zhurmë për diçka, ulërin; kujën; jep pallmën; qan me theskokë; jep (vë) alarmin; jep (ngre) berihanë.

VAJULËRIMË

VAJULËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Ulërimë e përvajshme, vaj me ulërimë; zë i lartë, i zgjatur dhe si me të qarë. U ndie një vajulërimë. U dëgjuan vajulërima.
Sin.: kujë, sokëllimë, vigmë, klithmë, kukamë, kukatje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.