Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAPADOLLÁPA ndajf., bised. Me sy të mbyllur, symbyllur; symbyllas, kukafshehtas (lojë fëmijësh). Luaj hapadollapa.
SHEFAQÓK ndajf. Me sy të mbyllur, symbyllazi. Loja shefaqok. E njeh mirë lojën shefaqok. Po luanin shefaqok.
✱Sin.: kukafshehtas, sypshilaz, symbyllazi, symbyllas.
SHUKPENDÉLLA ndajf. Duke luajtur një lojë fëmijësh duke u fshehur; kukafshehtas. Luajtën shukpendella.
✱Sin.: symbyllas, kukafshehtas.
SIMSHÉLË ndajf. Lojë fëmijësh, symbyllazi. Po luanin simshelë.
✱Sin.: kukafshehtas, kukafshehthi, hapadollapa, pulaqorrthi, symbyllurazi, mbyllasyza, mbyllasyzash, çelembyll, fshehalogas.
SYMBÝLLAZI ndajf. Symbyllas. E dalloi symbyllazi.
✱Sin.: symbyllthi, kukafshehtas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë