Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËKUJDESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ajo që është kujdestare e një të mituri etj. bashkë me një tjetër a me të tjerë. Roli i bashkëkujdestares.
GUVERNÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kujdestare. Kishte një guvernante franceze.
HAMAMXHÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet. Gruaja e hamamxhiut; kujdestare hamami.
KUJDESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është ngarkuar me përgjegjësi ligjore e shtetërore të kryejë me kujdes një detyrë ose të ketë nën kujdestari një të mitur etj. Kujdestarja e konviktit.
2. si mb. E ngarkuar si kujdestare. Mësuese kujdestare.
✱Sin.: tutore, mbikëqyrëse, përgjegjëse, shefe.
MBIKËQÝRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vëzhgon veprimet e sjelljet e dikujt; kujdestare. Mbikëqyrëse e punëtoreve.
2. Ajo që ndjek me vëmendje e kujdes një punë, një veprimtari etj., ajo që është ngarkuar të mbikëqyrë diçka; kontrollore. Mbikëqyrësja e i cilësisë.
3. vjet. Inspektore e arsimit. Mbikëqyrësja e qarkut.
✱Sin.: kujdestare, kontrollore, inspektore.
NDRÍKULL,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. E shoqja e kumbarës; nunë.
2. vjet. Gruaja që merr pjesë si dëshmitare në një kurorëzim. Ndrikulla e ceremonisë në gjendjen civile.
3. Nëna e fëmijës, të cilit i priten flokët, kundrejt kumbarës.
4. krahin. Gruaja që kujdeset për nusen ditën e dasmës.
5. mospërf. Grua llafazane, zakonisht në moshë të thyer, që merret me thashetheme. Ishte një ndrikull e vërtetë.
6. keq. Ai që merret me punë jo të pastra, në kundërshtim me ligjin. Ndrikulla e korrupsionit (e mafies). Aleanca e ndrikullave. Zonja ndrikull.
✱Sin.: nunë, dëshmitare, llafazane, kujdestare.
PROTEKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Mbrojtëse, kujdestare.
PYLLTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ruan pyllin dhe kujdeset për të, kujdestare a rojtare pyjesh. Punon si pylltare.
2. Ajo që merret me studimin, me rritjen, me mirëmbajtjen dhe me shfrytëzimin e drejtë të pyjeve, specialiste në fushën e pylltarisë, specialiste për pyjet. Në laborator punojnë tri pylltare.
STAJANÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Kujdestare e zahiresë. Ishte detyrë e stajanicës të kujdesej për të gjithë ushqimin e familjes. Në shënimet e stajanicës i gjetën të gjitha të dhënat për sasinë e ushqimeve që kishin në shtëpi.
2. Grua që shërben në stan për të bërë bulmetin; stanare. Stajanica mblodhi të gjithë qumështin e lopëve dhe e hodhi nëpër enët e posaçme. Udhëtari po shihte me kureshtje se si punonin pa u ndalur stajanicat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë