Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ACÁR,~E mb. 1. Që është shumë i ftohtë, që është me ngrica e akull. Mot (dimër) acar. Erë acare. Stinë acare.
2. Që është i pastër e i kulluar, shumë i kthjellët. Ujë acar. Krua acar. Pus acar. Liqen acar. Qiell acar.
3. Që është shumë i pastër e i rregullt në veshje, që mbahet elegant; që ka kujdes për pastërtinë e rregullin. Djalosh acar. Vogëlushe acare. Zonjë acare.
4. fig. I mprehtë, i shkathët. Fëmijë acar. Mendje acare.
✱Sin: i acartë, i akullt, i ftohtë, i pastër, i kulluar, i kthjellët, i rregullt, i mërdhirë, i ngrirë, i mprehtë, i shkathët.
ACARÍ,~A f. 1. Të qenët acari.
2. Acar, acarim, të ftohtë i madh. Acaria e dimrit. Acari nate. Na zuri acaria.
3. Pastërti e madhe, kujdes i veçantë në të veshur. Acari në veshje. Mban acari në shtëpi.
4. fig. Ashpërsi, vrazhdësi; zemërim, hidhërim. Acari bisede. Acari zemre. - Mos u sill me acari!
5. fig. Shtrëngesë e madhe, rreptësi. Acaria e ligjeve (e rregullave). Acari e qëndrimeve.
AFEKSIÓN,~I m. Dhembshuri, pëlqim e kujdes që tregojmë për dikë a për diçka. Shfaqi afeksion për të.
ÁFËR ndajf. 1. Pranë, në largësi të vogël nga dikush a nga diçka; kund. larg. Është afër tij. Rri afër dikujt. Afër e afër shumë pranë, ngjitur me të. Banon aty afër. Janë afër. Rri afër. Bie më afër. Është më afër dera se qilari. (fj. u.).
2. Pas një kohe, pas pak kohe, së shpejti, së afërmi; pak kohë më parë; kund. larg. Tash afër. Është afër dita e dasmës. Sa afër është fillimi i mësimit?
3. Me lidhje gjaku ose me lidhje familjare të ngushta ose farefisnie; kund. larg. Është afër me të. Janë afër me rrënjë e me gjak.
4. Që nuk kanë dallime të dukshme, pa, dallime, që kanë ngjashmëri; kund. larg. Janë afër të dy. Aty afër janë ata.
5. Afërsisht. Aty afër aty përreth. Afër moshës së tij.
6. fig. Për së afërmi, drejtpërsëdrejti; duke i ndenjur pranë, me kujdes dhe me vëmendje të veçantë; kund. larg. I rri afër. E ndihmon nga afër. E ndien nga afër. Mbaj afër dikë. I gjendet përherë afër.
✱Sin.: afras, afrazi, ngjitur, bri, përbri, buzë, rrëzë, përkrah, ngatë.
♦ I gjendem afër (dikujt) jam me të në çaste të vështira dhe e ndihmoj sa herë ka nevojë; marr pjesë shpirtërisht në fatkeqësinë e dikujt; i rri (i qëndroj) afër; i gjendem (i ndodhem) pranë. Është afër *mendsh (diçka). Është më afër *mendsh (diçka). Është afër *mendjes (diçka). Është më afër *mendjes (diçka). E kam afër atje ku është (dikë) iron. nuk dua të kem të bëj më me dikë që është sjellë keq ose që më ka bërë një të keqe, nuk dua ta takoj më kurrë; nuk dua t’ia shoh sytë (dikujt). E mbaj afër (dikë). 1. E kam kujdes, e përkrah dhe e ndihmoj; përpiqem të krijoj marrëdhënie të ngrohta e afri me të; i rri (i qëndroj) pranë (dikujt); kund. i rri (i qëndroj) larg (dikujt). 2. Përpiqem të përfitoj sa më shumë prej përvojës e prej zotësisë së dikujt, e ndjek dhe e vëzhgoj që të mësoj prej tij; i rri (i qëndroj) pranë (dikujt). I rri (i qëndroj) afër (dikujt) shih i rri (i qëndroj) pranë (dikujt).
AHÚR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa përdhese e shtëpisë a e kullës, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). I nxori nga ahuri. Meremetoj ahurin. Prishi ahurin.
2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, almiset, veglat etj. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur. Si kali në ahur. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Mos i mbaj dertin lopës në ahur!
✱Sin.: katua, kasolle, ahër, plevicë, quar, pleme, patoz.
♦ Ahur bagëtish (diku) është vend i fëlliqur e me rrëmujë të madhe. *Bajgë ahuri përb. vulg. M’u bë barku ahur kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë gjë; m’u tha barku; m’u bë barku petë; m’u bë barku gropë; m’u bë barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin). E ka zemrën ahur (dikush) është zemërzi, është shpirtkeq; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; kund. e ka shpirtin të bardhë (ka shpirt të bardhë). Pastroj ahuret e Augjisë libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe; përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh. Nuk qas ahuri mushkë nuk mund të bëhet diçka që dëshirohet, nuk i arrihet dot një qëllimi të mirë, është e pamundur diçka që më duhet shumë.
ALAMBIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Distiloj me alambik; përpunoj lëndë të lëngshme me distilim; distiloj verë me alambik për të përftuar konjak; distiloj, rafinoj. Alambikoj lëndë të lëngshme përmes procesit të distilimit. Alambikoi vajin esencial nga lulet e lavandës. E alambikova vetë rakinë.
2. Përpunoj diçka dhe nxjerr diçka të re.
3. fig. Sajoj ose përftoj diçka, përpunoj me kujdes mendime, ndjenja, fjalë. Poeti alambikon fjalë që gdhenden me ndjenjë të hollë. Idetë e tij i alambikoi me një filozofi të urtë.
✱Sin.: distiloj, përpunoj, përftoj, sajoj, rafinoj, stërholloj, tëholloj.
AMËNÓR,~E mb., libr. 1. Që i përket nënës, i nënës, amtare. Organizmi amënor. Mitra amënore. Gjuha amënore. Shtëpia amënore. Gjiri amënor.
2. Që është veti e nënës, që është tipar dallues i nënës. Dashuri (ndjenjë) amënore. Kujdes amënor. Dëshirat amënore. Sakrifica amënore. Shqetësimi amënor.
3. gjeol. Që është në vendin e ngjizjes së vet fillestare; rrënjësor, burimor, origjinar. Shkëmb (formacion) amënor. Shtresë amënore. Gurrë amënore.
4. bujq. Që është lënë për farë, për mbjellje, për pllenim; që është lënë për shtesë, për shtim (për pyllëzim). Shalqi amënor. Domate amënore.
✱Sin.: amtare, nënor, rrënjësor, burimor, origjinar.
AQ pacak. 1. Përdoret pranë një emri me kuptimin “shumë” ose për të treguar një sasi të njohur që më parë (kur sendet që shënohen nga emri janë larg nesh në hapësirë e në kohë). Aq e aq njerëz. Aq ara e livadhe. Me aq kujdes.
2. Përdoret pranë një emri me kuptimin “pak” për të treguar një sasi a masë më të vogël nga ajo që duket a që pritet. Aq shpirt ka. Aq fuqi pati. Aq zë kishte. Aq gjë e di.
ARANZHÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Organizoj, rregulloj, sistemoj ose përshtat diçka me qëllim estetik ose funksional; vë ose vendos në rregull diçka; përgatis me kujdes diçka. Aranzhoj udhëtimin. Aranzhoj një mbledhje. Aranzhoj një intervistë me gazetarin. Aranzhoj sallën e dasmës. Aranzhoj tryezën e ushqimit. Aranzhoj lulet. Aranzhoj një kompozim.
✱Sin.: rregulloj, organizoj, sistemoj, ndreq, mbarështoj, mataroj, zbukuroj, përgatis, planifikoj, përshtat, përpunoj.
ARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I shpreh dikujt dashuri e kujdes me fjalë e me prekje; lëmoj. Ia argoj flokët (faqet, duart).
2. fig. E marr dikë me të mirë duke i plotësuar dëshirat, tekat, trillet, pa ia qortuar gabimet. E ka arguar keq e ëma. Është mësuar ta argojnë.
✱Sin.: lëmoj, përkëdhel, ledhatoj, llastoj, lazdroj.
ARNÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që vishet keq, me rroba të vjetra, të grisura e të arnuara.
2. Ai që është i pakujdesshëm, që nuk tregon kujdes për pamjen e jashtme, çaklaman. Arnuc është, si pati, si s’pati.
3. Ai që nuk i mban mirë rrobat e veta, i gris shpejt. Është përherë arnuc, thuajse lodron nëpër ferra. Një arnuc i panjohur. Ai arnuci.
✱Sin.: i leckosur, leckaman, i rreckosur, rreckaman, zhelan, arnëtar, arnuc, çaklaman.
ARSÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka arsye, që i punon mendja, i logjikshëm. Qenie e arsyeshme.
2. Që arsyeton drejt, që mendon, gjykon e vepron në mënyrë të mençur e logjike, të arsyetueshme e të argumentueshme; i logjikshëm, i gjykueshëm. Njeri i arsyeshëm. Fëmijë i arsyeshëm. Nxënës të arsyeshëm.
3. Që bazohet në arsye; i matur e i peshuar mirë, i përmbajtur. Mendim (veprim) i arsyeshëm. Sjellje e arsyeshme. Zgjidhje e arsyeshme. Fjalë të arsyeshme. Kërkesë e arsyeshme. Vendime (veprime) të arsyeshme. Kërkesë e arsyeshme.
4. Që përligjet nga një shkak ose nga rrethanat e krijuara, që shpjegohet me një arsye; i përligjur. Mungesë e arsyeshme. E shoh (e quaj, e gjej) të arsyeshme.
5. Që pranohet nga arsyeja, që është i menduar e i gjykuar me kujdes; jo i tepruar, jo i lartë (për çmimet etj.). Çmime të arsyeshme. Pagesë e arsyeshme. Me kushte të arsyeshme. Në mënyrë të arsyeshme.
✱Sin.: i drejtë, i matur, i përmbajtur, i kuptueshëm, i logjikshëm, i arsyetueshëm, i gjykueshëm, i përligjur, i gjykueshëm, i arsyetueshëm, i pranueshëm, i mbështetshëm, racional.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë