Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORBOÇINÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Guaskë deti. Mbledh borboçineza për zbukurim.
✱Sin.: guaskë, gocë, kufkë, zazë, sharavidhe.
GUÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Mbulesë e fortë prej kocke, që kanë disa kafshë të vogla mbi trup për t’u mbrojtur, rrashtë; lëndë që nxirret prej kësaj mbulese; zhguall. Guall breshke. Gualli i gaforres. Syze me skelet gualli.
2. Guaskë. Gualli i lendes së lisit. Gualli i ahut.
3. Kore. Gualli i bukës. Gualli i tokës. Gualli i plagës.
✱Sin.: guaskë, rrashtë, kafkë, kafkull, kufkë, samar, zhguall, gollovezhgë, garroq, gëzhojë, mburojë, kafkallë, gëzhytër, lëvore, kore.
GUÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mbulesë e fortë prej lënde gëlqerore mbi trupin e disa kafshëve të vogla; zool. butak me një mbulesë të tillë. Guaskë deti.
2. Lëvozhgë e fortë e frutave a e farave të disa bimëve; zhguall; shark. Guaskë arre (bajameje, lajthie, gështenje). Guaskë veze.
3. fig. Mjedis i mbyllur e i veçuar; fushë e ngushtë e një veprimtarie të veçuar. Qëndron në guaskën e vet.
✱Sin.: gocë, guacë, guazë, borboçinezë, zazë, sharavidhe, guall, samar, kufkë, lëvore, kore, bërthamë.
♦ Doli nga guaska (e vet) (dikush) nuk rri më i mbyllur e i tërhequr në vetvete, merr pjesë në shoqëri a në punë, hyn në jetë; kund. u mbyll në guaskën e vet. U mbyll në guaskën e vet (dikush) u tërhoq dhe u mbyll brenda në vetvete, sheh vetëm punën e vet, nuk përzihet me askënd e për asgjë; u mbyll në lëvozhgën e vet; kund. doli nga guaska (e vet).
KÚFJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Aparat dëgjimi që mban dikush në vesh për të dëgjuar diçka të cilën nuk dëshirojmë ta dëgjojë tjetërkush etj. Dëgjoj muzikë me kufje. Vuri (përdori) kufjet.
2. Guall.
3. si mb. I zbrazët, që s’ka gjë brenda; bosh; kufkë. Arrë kufje arrë pa thelpinj.
✱Sin.: i zbrazët, bosh, kufkë.
ZHGÚA/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. anat. Guall. Zhgualli i breshkës. Zhgualli i arrës. Zhguall veze. Zhgualli i plagës. Specie me zhguall. Vëllimi i brendshëm i zguallit. Zë zhguall. Ngjyra e zhguallit të një breshke mund të ndryshojë. Kanë zhguall të rëndë (të butë). Një breshkë me zhguall të artë.
2. fig. Mbulesë shumë e fortë, që nuk mund të prishësh, mbrojtëse e diçkaje me vlerë, mburojë. Zhguall ideologjik. Zhguall teknologjik (industrial). Zhgualli mbrojtës i imunitetit të politikanëve. Zhgualli i jashtëm i dukurive. Nuk u futën dot nën zhguallin që ndrynte të fshehtën tonë. Një ndodhi duhej ta krijonte vetë zhguallin e saj. Rrekej të futej brenda zhguallit të ndonjë shprehjeje të moçme. Ka përherë një mospërputhje midis thelbit të ngjarjes dhe zhguallit të saj.
✱Sin.: guall, guaskë, zhgole, kufkë, samar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë