Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KÚB,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Figurë ose trup me gjashtë faqe katrore të barabarta. Brinjët e kubit. Figura e kubit. Vëllimi i kubit.
2. Send në trajtë të kësaj figure a të këtij trupi. Lodër me kube për fëmijë.
3. mat. Prodhimi që del nga ngritja e një numri në fuqi të tretë.
4. si mb. Kubik. Metri kub njësi e matjes së vëllimit.
VËLLÍMETRÍK,~E mb. Që ka të bëjë me vëllimin e një trupi, me përmasat e tij. Përmasa vëllimetrike e trupave.
✱Sin.: vëllimor, kubik.
VË́NË (i, e) mb. 1. Që nuk është natyror, që është vënë nga njeriu; artificial. Dhëmbë të vënë. Flokë të vënë. Një sy e ka të vënë.
2. Që është sjellë diku nga një vend tjetër, që s'ka qenë më parë aty, i hedhur. Dhe i vënë.
3. I mbjellë zakonisht me fidan, që nuk ka mbirë vetë në atë vend nga fara. Duhan i vënë. Pemë të vëna. Rasat i vënë në kubik.
4. bised. Që është kursyer e është grumbulluar për t'u ruajtur (për paratë). Para të vëna para të thata. Kishte florinj të vënë. Verdhushka të vëna.
5. fig. Që është nxitur nga dikush kundër një tjetri, që është kurdisur nga të tjerët për të bërë një të keqe, i shtyrë. Njeri i vënë. Vrasës i vënë.
✱Sin.: i hedhur, i mbjellë, i ngulur, i shtyrë, i nxitur.
ZIRKON ~I m. spec. Mineral i fortë e i qëndrueshëm ndaj kimikateve dhe ndaj nxehtësisë, që përdoret në teknologji, në industrinë bërthamore, në mjekësi, në aeronautikë, në gjeologji etj. (simboli Zr.). Gurë (silikat) zirkoni. Zirkon kubik. Zirkon blu. Burim i zirkonit metalik. Oksidi i zirkonit. Kristal zirkoni. Kurorë (urë) zirkoni. Përdorimi i zirkonit. Ngjyra natyrale e zirkonit. Struktura kristalore e zirkonit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë