Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HABILITÚES,~E mb., libr. Që studion ose kualifikohet për të marrë një gradë a titull shkencor.
✱Sin.: aftësues, kualifikues.
KUALIFIKÚES,~E mb. Që shërben për kualifikimin e dikujt; që të kualifikon. Proces (nivel) kualifikues. Gara (ndeshje, metoda, mënyra, trajnime) kualifikuese (sport.).
SELEKSIONÚES,~E mb. Që lidhet me seleksionimin. Punë seleksionuese. Qëmtoj në mënyrë seleksionuese. Në bazë të kritereve seleksionuese. Duke kaluar nëpër këto faza seleksionuese.
✱Sin.: zgjedhës, përzgjedhës, kualifikues.
SELEKSIONÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me seleksionimin. Llojet e reja të grurit të nxjerra nga seleksionuesit. Seleksionues minerali (min.) ai që ndan mineralin e dobishëm nga gurët e pavlefshëm. Seleksionues ëndrrash. Luante vetëm rolin e seleksionuesit.
✱Sin.: zgjedhës, përzgjedhës, kualifikues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë