Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HABILIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. Përgatitem që të marr një gradë a titull shkencor; kualifikohem. Po habilitohet në një universitet gjerman.
HABILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Aftësohem ose studioj për të marr një gradë shkencore ose një titull shkencor; kualifikohem. Habiliton me temën “Fjalëformimi në gjuhën shqipe”.
✱Sin.: aftësoj, kualifikoj.
►SHKUALIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas njohuritë dhe përvojën profesionale që kam pasur në një fushë të caktuar, humbas kualifikimin; kund. kualifikohem.
2. sport., pës. e SHKUALIFIKÓJ. U shkualifikua për gabim teknik.
SPECIALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr njohuri të posaçme e të thelluara në një degë të shkencës a të teknikës ose fitoj shprehi të veçanta në një mjeshtëri, përgatitem si specialist në një fushë të ngushtë. Është specializuar për financë (për informatikë). U specializua për sëmundjet e veshëve (për radiologji).
2. vet. v. III Merret me një degë të veçantë ose kryesisht me nxjerrjen a me përpunimin e një lloji të caktuar prodhimi. Është specializuar për rritjen e pambukut.
3. pës. e SPECIALIZÓJ. U specializua në atë fushë ku kishte dëshirë.
✱Sin.: kualifikohem, aftësohem, përgatitem, profilizohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë