Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORGJEZÍM,~I m. Veprimi kur borgjezoj dikë a kur borgjezohem; dhënie e tipareve borgjeze, të kthyerit a shndërrimi në borgjezi. Borgjezimi i klasës feudale. Borgjezimi i pushtetarëve të rinj (keq.). Prirje borgjezimi. Burim pasurimi e borgjezimi.
BURRNÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua trime dhe e papërkulur përballë vështirësive, burrëreshë. Burrneshë e vërtetë. Rrinte kryeulur para burrneshës.
2. etnogr. Femër e virgjër, e betuar pa kthim për beqarinë, e veshur si burrë, që merr përsipër, sipas traditës, të gjitha të drejtat dhe detyrimet sikurse burrat. Vendosi të bëhej burrneshë. Të kthyerit në një burrneshë. U takua me një burneshë.
KTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të ardhurit përsëri në vendin nga jemi nisur; të kthyerit mbrapsht. Rruga e kthimit. Kthimi në shtëpi (në atdhe). Ndeshja e kthimit (sport.) ndeshja e dytë ndërmjet dy ekipeve.
2. Udhëtimi a rruga që bëjmë kur kthehemi nga vendi prej nga jemi nisur. Biletë e kthimit. Kthimi me makinë (me avion) në shtëpi nuk na lodhi.
3. Mënyra se si rikthehet një gjendje a situatë tashmë e njohur. Kthim në gjendjen e mëparshme. Kthim i vështirë.
4. spec. Shndërrim a shkëmbim i diçkaje me një tjetër që ka të njëjtën vlerë; konvertim. Kthimi i valutës.
5. Koha kur kthehemi aty ku ishim; kthesë. Pas kthimit të sistemit (të regjimit).
✱Sin.: konvertim, shndërrim, të kthyerit, kthesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë