Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KTHJELL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të kthjellët a të pastër; pastroj nga turbullirat, kulloj (ujin, qumështin a lëngje të ndryshme); kund. turbulloj; ndot, ndyj.
2. edhe jokal., vet. v. III Bën që të kthjellohet (për qiellin a motin etj.); kund. vrenjt. Era kthjelloi qiellin (motin).
3. fig. E bëj të kthjellët a të qartë një çështje, një ide etj.; sqaroj. Kthjelloj problemin (çështjen).
✱Sin.: kulloj, pastroj, kaltëron, hap, sqaroj, kthjelltësoj, ftilloj, rregulloj.
♦ As *turbullon e as kthjellon (e as kullon) (dikush)
ÇMJEGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq vesën e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegulloj. Fryrësja i çmjegulloi xhamat. Nuk i çmjegullon dot xhamat nga shiu jashtë.
2. fig. Kthjelloj diçka të turbullt, e ndriçoj. Çmjegullon fjalën. Për të çmjegulluar klimën e trishtë. Kjo nismë e saj ndihmon për të çmjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë.
✱ Sin.: kthjelloj, kthjelltësoj, qartësoj, pastroj, ndriçoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë