Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRÝQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shami koke grash me tre cepa. Vuri (lidhi) kryqen.
2. Një çerek buke a kulaçi etj.
3. kryes. sh. Vithatore e përbërë nga disa rripa që lidhin kryqazi samarin me kërbishten e kuajve, të mushkave etj. Kryqet mbi vithet (pas samarit).
4. anat., kryes. sh. Kërbishtet.
5. Kryqëza e samarit të kafshëve.
✱Sin.: kërbishte, vithatore, kryqëz.
♦ Më ranë (m’u këputën) kryqet u lodha shumë në punë, punova tërë ditën e ditës sa u këputa; më ra bretku; m’u këput (më ra) kurrizi; më ra (m’u këput) kërbishtja; më ranë krahët. S’ka kryqe (*këllqe, kërçikë) (për diçka). S’ia kam kryqet. 1. (dikujt) Nuk matem dot me të, është më i fortë a më i zoti se unë. 2. (diçkaje) Nuk e bëj dot, nuk e përballoj. Ia ndreqi kryqet (dikujt) e solli në vete a e bindi duke e rrahur me dru; ia ndreqi kurrizin; ia ndreqi (ia tregoi) qejfin; ia ndreqi samarin. Sa për të zënë kryqet shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të mbajtur shpirtin; sa për të mbajtur frymën.
KRYQËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë a lidh kryqazi diçka. Kryqëzoj duart (këmbët) vë duart (këmbët) njërën mbi tjetrën.
2. edhe fig. Mbërthej dikë si Krishtin; e vras në mënyrë të pamëshirshme; i marr jetën. Kryqëzuan të pafajshmit.
3. biol. Bashkoj bimë ose kafshë të specieve të ndryshme për të nxjerrë një lloj të ri të hibridizuar; hibridizoj; shartoj. Kryqëzoi mollën me dardhën.
4. Këmbej kryqazi vështrime, fjalë etj. me dikë tjetër; gërshetoj. Kryqëzuam fjalë (vështrime).
✱Sin.: shartoj, hibridizoj.
♦ Kryqëzon (lidh) *duart (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë