Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁFËR parafj. 1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon vendin, sendin ose njeriun pranë të cilit gjendet dikush a diçka. Afër tyre. Afër detit. Afër portës. Afër kompjuterit.
2. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon kohën pak çaste para së cilës kryhet një veprim, ndaj. Afër agimit. Afër muzgut. Afër mesnatës. Afër majit. Afër të dyzetave.
✱Sin.: pranë, rreth, ndaj, buzë.
AHÁ pasth. 1. Përdoret kur na bie ndërmend diçka që kemi harruar ose kur duam të tregojmë se u kuptuam për çka po flisnim. Aha, m’u kujtua mirë! Aha, tani e kuptova! Aha, u mërzite për djalin?
2. Përdoret për të shprehur mospërfillje, dyshim a mosbesim; ëhë. Aha, s’na doli gjë! Aha, mbetëm edhe pa të.
3. iron. Përdoret kur duam të theksojmë se është e pamundur të kryhet diçka, ose për të arritur atë që presim. Aha, kot vrapoi! Aha, e dija se nuk arrin ta bëjë. Aha, kot priti dhe mirë e gjeti!
AKTBLÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lidhje e një marrëveshjeje për të blerë diçka; veprimi që bëhet kur kryhet blerja.
2. Dokument zyrtar që dëshmon ligjërisht një blerje (pasuri të luajtshme, shtëpi, truall, tokë etj.); akt blerjeje, marrëveshje (kontratë) blerjeje. U nënshkrua (u noterizua) aktblerja. Mora aktblerjen e shtëpisë. U pajisa me aktblerje.
ALPÍN,~E mb. 1. Që ka të bëjë me alpet, i alpeve; që është i mbuluar me male të larta. Krahinë alpine. Brezi alpin. Borë alpine.
2. Që rritet ose që gjendet në alpe; që është karakteristik për alpet. Bimësi (lule) alpine. Kullota alpine. Livadhe alpine. Klimë alpine. Të ftohtë alpin.
3. Që është përshtatur për kushtet e alpeve; që vepron ose që kryhet në kushtet e alpeve. Çantë alpine. Këpucë alpine. Ski alpine. Rrëshqitje alpine.
ANORMÁL,~E mb. 1. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal; kund. normal. Gjendje anormale. Zhvillim anormal. Në kushte anormale. Rrethana anormale.
2. bised. Që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk është më të e që nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta; që i është prishur mendja. Njeri anormal. Veprime anormale. Sjellje anormale.
✱Sin.: jonormal, i parregullt.
►ARRÍ/HET jovep., ~T (u), ~TUR vet. v. III 1. vetv. Mund të kryhet (diçka), mund të përmbushet (një qëllim, synim a dëshirë), mund të kalohet (një vështirësi, një pengesë a një ndalesë). Ky sukses arrihet vetëm përkushtim. Pa bashkëpunim nuk arrihet deri këtu.
2. vetv. Piqet, vjen në kohën për t’u vjelë a për t’u korrur. E korrën pa u arritur mirë.
3. vetv. Mbledh qelb e bëhet gati për t’u hapur a për t’u shtrydhur, piqet (për plagën). U arrit i thati (lunga).
4. pës. e ARRÍJ. Janë arritur suksese (fitore). U arrit një marrëveshje. U arrit pajtimi.
✱Sin.: bëhet, kryhet, realizohet, sendërtohet, përmbushet, plotësohet, piqet.
ASHTÚ ndajf. 1. Në atë mënyrë (për mënyrën se si kryhet veprimi); si mendohet a si dëshirohet, si është pranuar më parë ose si presim të jetë. Ashtu sillet. Ashtu thonë. Nuk ecet më ashtu. Nuk është ashtu. Ashtu e ka bërë. Ashtu deshi. Ashtu duhej. Ashtu u bëftë! Ashtu qoftë! dua me gjithë zemër që të jetë a të bëhet në atë mënyrë.
2. Në po atë mënyrë, në po atë gjendje, njësoj (përdoret si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore edhe me lidhëza të tjera në krahasime). Ashtu... ashtu... Si... ashtu... Si... ashtu edhe... Ashtu si... ashtu (edhe)... Ashtu si kujtoja, ashtu ju gjeta. Ashtu si ishte, ashtu mbeti.
3. As mirë, as keq, çka, disi; në një farë mënyre, njëfarësoj (zakonisht në përgjigje).
4. Në atë gjendje, si është; aq (për të shënuar shkallën e një cilësie, një veprimi a një gjendjeje; aq mirë, aq bukur, aq keq etj.) E pa ashtu të shtrirë. Ashtu i zemëruar siç qe. Ashtu siç qe erdhi.
5. Pa ndonjë qëllim të caktuar, pa një pikësynim të qartë, kot. Ashtu kot. Ashtu pa dashur. Ashtu vetë. Ashtu ndodhi.
6. Përdoret në fillim të fjalive pyetëse ose si përgjigje për të shprehur habi a kundërshtim për atë që na kumtohet. Ashtu, ë? Ashtu thua?
7. Siç duhet të jetë, shumë mirë, në rregull. Ashtu, shumë mirë! Ashtu, të lumtë! Ashtu, më rrofsh!
8. si fj. ndërm., bised. Përdoret në fillim të fjalive që përmbyllin një mendim, me kuptimin: kështu, atëherë. Ashtu, u ngrit e hapi derën. Ashtu, foli e u nis.
9. si lidh. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore ose mënyrore me fjalinë drejtuese. Fliste ashtu siç kishte folur i ati.
10. si pj., bised. Afërsisht, rreth, pothuajse. Ashtu si nga mbrëmja. Ashtu si dje. Ashtu nga maji.
ATJÉ ndajf. 1. Në një vend që ndodhet larg nesh, në atë vend, larg nga këtu; kund. këtu. Ai atje. Që këtu deri atje. Shko atje. Rri atje. Nisem për atje. Lëre atje.
2. Në të njëjtin vend, në atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëritur në krye të fjalive); kund. këtu. Atje banonte, atje punonte.
3. Përdoret në fjalinë kryesore, me kuptimin “në atë vend”, kur fjalia e varur fillon me ku, te; kund. këtu. Duhet të jemi edhe ne atje ku është populli. U ul atje tek ishin ulur shokët.
4. Bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje tregon në mënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, ku është diçka a kryhet një veprim; para një ndajfoljeje përforcon kuptimin e saj. Atje në breg (në majë). Atje tek ara. Atje brenda (lart). Atje larg (thellë). Atje tej (tutje).
5. fig. Në atë gjë, në atë çështje, në atë pikë. Atje ka qenë gabimi. Atje më rri mendja.
♦ *Bam këtu e bam atje (bam këtej e bam andej). Ha *këtu e leh atje (dikush) përb. E kam *afër atje ku është (dikë) iron. *Pup këtu e pup atje (dikush).
ATÝ ndajf. 1. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit; në një vend të caktuar pranë një vendi tjetër të njohur; kund. këtu. Që këtu deri aty. Aty rri. E ke aty. Po vij aty. Mbeti aty. Po aty.
2. Në po atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëritur në krye të fjalive); kund. këtu. Aty gatuante, aty lante.
3. Përdoret në fjalinë kryesore me kuptimin “në atë vend”, kur fjalia e varur fillon me ku, te; atje; kund. këtu. Do të kthehemi përsëri aty ku ishim. U shtri aty ku nuk e zinte era.
4. Rreth asaj kohe, afërsisht në atë kohë, atëherë. Aty nga shtatori. Aty nga dreka. Aty nga ora pesë. Aty nga mesi i natës. Aty lashti. bised. shumë kohë më parë. Aty shpejti. bised. ca kohë më parë, para pak kohësh. Aty e prapa që nga ajo kohë, që atëherë e paskëtaj.
5. Në të njëjtën kohë, po atëherë, herë... herë (e përsëritur në krye të fjalive). Aty skuqej, aty zverdhej. Aty qante, aty qeshte.
6. Përdoret bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje për të treguar në mënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, po afër një vendi të njohur, në të cilin është diçka a kryhet një veprim; përdoret para një ndajfoljeje për të përforcuar kuptimin e saj. Aty në dhomë. Aty te muri. Aty brenda. Aty pranë (lart).
♦ Aty për aty menjëherë sa ka ndodhur diçka, po në atë çast; shpejt e shpejt, sakaq; pa e zgjatur fare; flakë për (më) flakë; në flakë të pushkës (të agzotit); fill e flakë; zjarr për zjarr. Aty ta kam (fjalën, llafin)! pikërisht për këtë gjë po flas; pikërisht për atë çështje e kam; edhe unë për atë po mendoj. *Leu e mbiu aty (dikush). Aty i rreh *çekani (dikujt). Aty më rri! ndalu në atë çështje, mos u largo nga ajo pikë; ajo ka rëndësi, dole aty ku duhet, e the tamam; këtu të dua.
AUDÍT,~I m. sh. ~E, ~ET fin. 1. Proces sistematik dhe i pavarur i mbikëqyrjes, i analizimit dhe i vlerësimit të regjistrave, të dokumenteve dhe të aktiviteteve të një kompanie, të një ndërmarrjeje, të një institucioni ose të një organizate për të vërtetuar nëse ato përmbushin standardet e përcaktuara me rregullat ligjore, me politikat dhe me procedurat e brendshme të funksionimit të tyre. Audit i ndërmjetëm. Audit tatimor. Ndikimi në audit. Procedurat shtesë të auditit.
2. Vlerësim i saktësisë dhe i transparencës së informacionit financiar dhe operativ si dhe siguri që veprimet dhe llogaritjet janë bërë në përputhje me standardet dhe praktikat e duhura. Auditi financiar mbikëqyrje e regjistrave financiarë. Auditi i brendshëm proces që kryhet nga departamentet e brendshme të kompanisë, institucionit etj. Auditi i jashtëm proces që kryhet nga auditorë të pavarur jashtë kompanisë, institucionit etj. Auditi operacional shqyrton proceset dhe procedurat operative për të vlerësuar efikasitetin.
AUTOBÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. terminal i veçantë që ofron shërbime për automjetet që gjenden në autoparkun e ndërmarrjes për mbartjen e udhëtarëve dhe të mallrave. Autobusët u kthyen në autobazë.
2. Ndërtesë dhe hapësirë për vendosjen e automobilave, të karburanteve dhe të punëtorisë për ndreqjen e automjeteve. Mekanikët, shoferët dhe teknikët e mirëmbajtjes u takuan në autobazë.
3. Qendër ku ruhen dhe u kryhet shërbimi automjeteve zakonisht për ndërmarrjet shtetërore, shërbimet publike etj. Autobaza ushtarake. Autobaza e automjeteve u vendos në periferi të qytetit.
4. Bazë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të qendrës së bartjes. Autobaza e shërbimeve rrugore.
AUTOMATIKÍSHT ndajf. 1. Me ndihmën e një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut, në mënyrë automatike. Punon automatikisht. Kryhet automatikisht.
2. fig. Në mënyrë mekanike, sipas një rregullsie të caktuar, por pa u menduar, pa vetëdije; si automat. Flet (vepron) automatikisht. Përsërit automatikisht. Automatikisht m’u përgjigj.
3. Vetvetiu, pa qenë nevoja për ndonjë veprim plotësues ose për ndonjë kusht a rrethanë tjetër. E fiton automatikisht. Kalon automatikisht në kategori tjetër. Automatikisht e rregulloi.
►AUTOMATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet automatik (një shprehi, një veprim a sjellje), përvetësohet aq mirë sa kryhet si pa vetëdije e në mënyrë mekanike. Automatizohet një shprehi (një veprim). Ato mund të automatizohen. Automatizohet linja e prodhimit.
2. pës. e AUTOMATIZÓJ. Automatizohen minierat.
✱Sin.: mekanizohet, kompjuterizohet, programohet, robotizohet, thjeshtohet, përshtatet.
AVDESHÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [lexo: AVDES-HÁNË] 1. Vendi ky kryhet avdesi ose rituali i pastrimit para faljes i fesë islame; hapësirë e posaçme që ndodhet në oborret e xhamive ku kryhet avdesi.
2. vjet. Sqoll, lajtore, vaskë enësh, vend i caktuar në kuzhinë ose në një cep të shtëpisë, në trajtë të një lugu të ngritur, ku lahen enët ose duart. Avdeshanë guri (druri). I lanin enët në avdeshanë. Laj duart në avdeshanë. I vendosa enët në avdeshanë.
BAM onomat. 1. Përdoret për të dhënë krismën e një arme ose tingullin e fortë që del nga një goditje, nga një përplasje etj. Bëri pushka bam. Përplasi këmbën bam. Binte daullja bam e bum.
2. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një qitje me armë, një goditje a një përplasje me zhurmë të fortë e të menjëhershme. Topi bam e ti po tutje. (folk.). Pushka bam e ata në sulm. Unë bam këtej, ai bam andej. Ec me trimat krah për krah, ku bën bam top e dogra. (fj. u.).
3. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një veprim që kryhet menjëherë, shpejt dhe me forcë ose një veprim që përsëritet shpesh. Bam me pyetje. Bam në arë e bam në shtëpi. Gjithë jetën bam në kudhër, qesja si kokërr hudhër. (fj. u.).
♦ Bam e bum jap e marr nga të gjitha anët, bëj ç’është e mundur, përpiqem me të gjitha forcat; bam këtu e bam atje (bam këtej e bam andej). Bam këtu e bam atje (bam këtej e bam andej) duke u përpjekur në të gjitha anët; me shumë mundim; bam e bum. Ia bëri bam (dikush). 1. Qëlloi me armë, e shkrepi, pati guxim të luftojë. 2. Plasi nga marazi ose nga inati. 3. E mbaroi më në fund një punë; e vendosi përfundimisht për diçka; e shkrepi dyfekun. 4. E humbi durimin krejt, plasi nga inati. Pa *çak e pa bam (pa bërë as çak e as bam).
BEHARÓR,~E mb., bised. 1. Që ka të bëjë me beharin, i beharit, që është karakteristik për beharin; që bëhet a që piqet në behar; veror, i verës. Mbrëmje beharore. Pemë (mollë) beharore. Dardha beharore.
2. Që përdoret në behar; që kryhet a që vepron në behar. Veshje (mbulesa) beharore. Me rroba beharore.
BESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër; siguria që kemi te një njeri i zoti, i ndershëm e i drejtë; qëndrim i mbështetur në këtë bindje e siguri; kund. mosbesim. Besimi i patundur. Besim i madh (i pakufishëm). Besim i tepruar (i verbër). Besimi në fitore. Besim në vetvete. Besimi në të ardhmen. Mungesë (krizë) besimi. Çështje besimi. Ndjenja e besimit. Kam besim jam i bindur; besoj. Kishte besim te drejtësia. Shpreh besimin. I ngjall (i frymëzoj) besim. I forcoj (i shtoj, i rrit, i kthej, i siguroj, i ruaj) besimin. Ia lëkundi (ia zbeh, ia cenoj) besimin. Më shtohet besimi. Mbush me besim. Humbi besimin në vetvete. I jap besim i besoj, i zë besë. Kam (meritoj, gëzoj) besimin e dikujt. Shpërdoroi besimin e të tjerëve.
2. fet. Feja së cilës i besojmë, një fe dhe përkatësia zyrtare në të; besë, din. Besimi fetar (i krishterë, mysliman). E ndaluan besimin.
3. kryes. sh. Besëtytni, paragjykim. Besimet e shumta. Besimet e popujve të lashtë.
✱Sin.: bindje, besë, din, besëtytni, paragjykim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë