Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBI parafj. Përdoret me një emër ose përemër në rasën kallëzore që shënon: 1. Sendin, vendin etj., në sipërfaqen e të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka, bëhet ose zhvillohet diçka; sipër në; kund. nën. Vë mbi tryezë. Ra mbi gurë. Shtrihem mbi rërë. Rrëshqet mbi akull. Hipi mbi pemë (mbi mur, mbi çati). Vë mbi kokë. U ul mbi një trung. E mori mbi shpinë. U përhap mbi dysheme. Doli mbi ujë. I doli djersa mbi këmishë. Mos shkelni mbi bar!
2. Sendin, vendin etj., në hapësirën sipër të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka, kryhet një veprim etj.; përmbi; kund. nën. Një pëllëmbë mbi kokë. Pak mbi shtyllën e sipërme. Urë mbi lumë. Dyqind metra mbi tokë. Fluturoi mbi det (mbi qytet). I kaloi mbi kokë. U ngjit mbi re. Llamba varej mbi tryezë.
3. Dikë, kundër të cilit veprojmë ose një vend, drejt të cilit hidhemi. U hodhën mbi armikun (mbi kundërshtarin). U sulën mbi tankun gjerman. U turrën (u sulën) mbi kështjellë (mbi qytet). Qentë u lëshuan mbi ujkun. Të gjithë mbi ta!
4. Për (përdoret zakonisht në tituj veprash shkencore, publicistike etj.). Mbi bazat e programimit. Mbi zhvillimin e ekonomisë. Mbi arsimin dhe kulturën. Mbi përdorimin e bimëve mjekësore.
5. (edhe me një numëror). Cakun, njësinë, gjendjen a diçka tjetër që merret si pikënisje, si masë, si kufi etj. ose sipër së cilës është a kryhet diçka; më shumë se...; kund. nën. Zotime mbi planin (mbi normën). Dy gradë mbi zero. Një ton mbi ngarkesën e zakonshme. Zotime mbi detyrën. Erdhën mbi njëqind. E shkroi mbi katër herë. Ishte mbi moshën e caktuar.
6. Dikë a diçka që është nën një tjetër ose diçka sipër, përtej a jashtë së cilës bëhet një punë, krijohet një gjendje e re etj. Vë interesin e përgjithshëm mbi gjithçka. Mbi të gjithë donte nënën. Nuk vë njeri mbi të. E vinte veten mbi të tjerët (mbi masat). Thonë se qëndrojnë mbi klasat (mbi blloqet, mbi shtetin). Mbi të gjitha... para së gjithash...
7. libr. Diçka që shërben si themel, drejtim a pikënisje për një veprim të mëtejshëm; në bazë të... Mbi bazën e vendimeve (e udhëzimeve, e parimeve). Mbi propozimin e kryetarit. Mbi bazën e nëntëvjeçares. Mbi këtë bazë... (mbi këtë pikë...).
8. (me një emër që përsëritet). Një shkallë të lartë të cilësisë a të gjendjes që shprehet nga emri; shumë, tepër. Trim mbi trima shumë trim, kryetrim. Mbledhje mbi mbledhje shumë mbledhje. Halle mbi halle shumë halle. Borxhe mbi borxhe shumë borxhe. Pengesa mbi pengesa shumë pengesa.
9. Sendin që shërben si objekt i veprimit tonë. Rri gjithë ditën mbi libra.
♦ Bën mbi *udhë e nën udhë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë