Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËKRYETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zyrt. Ajo që kryen detyrën e kryetares së bashku me një kryetare tjetër në një komision, në një komitet, në një konferencë etj. Si bashkëkryetare, ajo kishte të drejtë vote.
DIKTATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Kryetare e një shteti a e një qeverie, e cila ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me egërsi e pa përfillur askënd. Po sillesh si diktatore e po më mërzit.
2. fig., libr. Ajo që u dikton të tjerëve vullnetin e vet pa përfillur mendimin, dëshirat dhe interesat e tyre, ajo që jep urdhra e komandon pa pyetur askënd; tirane.
FAMÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Familje shqiptare. Familje e madhe. Pjesëtarët e familjes. Krijoi familje u martua. Kryetar (kryetare) i (e) familjes kryefamiljar (kryefamiljare).
2. Tërësia e njerëzve që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit që kanë pasur ose vijojnë të kenë brez pas brezi lidhje gjaku a lidhje afrie ndërmjet tyre; farefis. Familje mbretërore. Familje patriarkale (matriarkale). Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Janë të një familjeje. Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Emri i familjes. Janë të një familjeje.
3. Grup kafshësh (mashkulli, femra dhe të vegjlit e tyre), që jetojnë bashkë. Familje bletësh.
4. bot., biol. Njësi e botës bimore a shtazore, e cila përfshin disa gjini, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore. Familja e trëndafiloreve. Familja e maceve.
5. libr. Grup a varg sendesh ose dukurish, që kanë disa cilësi të përbashkëta, që janë të një tipi ose pothuajse të një tipi. Familje çiftelish. Makina të një familjeje.
6. gjuh. Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët. Familja e gjuhëve indoevropiane.
✱Sin.: shtëpi, farefis, vatër, derë, prag, oxhak, fëmijë, tra, zjarr, tym.
PLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e vjetër në moshë. Plakë e mençur. Plakë e fortë. Plakat dhe nuset. Na ishte njëherë një plak dhe një plakë... (kr. pop.). Bar plakash (bot.) lulevjeshtë. Plaku në Stamboll, plaka mollois këtej. (fj. u.). U dogj plaka prej kungullit dhe u fryn lozeve. (fj. u.).
2. bised. Grua në moshë të madhe, që është kryetare familjeje etj. Plaka e shtëpisë. U kthye plaka. Si ta quajnë plakën?
3. zakon. sh., etnogr. Tri ditë të ftohta në fund të marsit a në fillim të prillit, që lidhen me një përfytyrim popullor për një plakë, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin dhe për këtë ai e ngriu në vend; shkundadimër, plakat e marsit. Ikën plakat.
♦ E bën plakën *nuse (dikush). E di (e njoh, e kam) si plaka furkën (diçka) e di shumë mirë, e njoh me hollësi, e kam shumë të lehtë ta bëj diçka, mund ta bëj a ta përdor pa ndonjë vështirësi; e kam bukë me djathë; (e di) në majë të gishtave; (e njoh) në thumb e në potkua. Si plaka në mulli tall. shumë mirë, me gjithë të mirat, rehat; pulë në grurë (në thekër, në mulli).
✱Sin.: kryefamiljare, plakamane, plakarece, plakarushe, plakaruqe, plakoshe, plakuce.
PRESIDÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që zgjidhet për të drejtuar një organizatë a një institucion politik e shoqëror të rëndësishëm; kryetare. Presidentja e Komisionit Evropian. Presidentja e Federatës.
2. Kryetare e shtetit në disa vende me regjim republikan, e zgjedhur për një kohë të caktuar. Presidentja e Republikës së Kosovës.
PËRGJÉGJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që organizon dhe drejton punën e disa vetave në një ndërmarrje, në një institucion shtetëror etj., ajo që përgjigjet për punën në një sektor të caktuar, ajo që ka një përgjegjësi; shefe. Përgjegjëse departamenti. Përgjegjëse seksioni.
2. Ajo që përgjigjet a është i detyruar të japë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj.
✱Sin.: shefe, kryetare, organizuese, titullare, drejtuese, eprore, fajtore, llogaridhënëse.
SHÉF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është përgjegjëse për organizmin dhe drejtimin e punës në një degë të administratës a të prodhimit, në një zyrë, në një sektor, në një grup pune etj., kryetare, eprore. Shefja e zyrës. Shefja e departamentit. Shefja e kuzhinës kryekuzhiniere.
2. fig., bised. Ajo që është më e rëndësishmja në familje. Na dha urdhër shefja që të blinim ca gjëra. I shoqi nuk lëvizte pa i marrë leje shefes. E kishte shefen e rreptë.
✱Sin.: përgjegjëse, e parë, kryesuese, kryetare, eprore, bose, e madhe,
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë