Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që është në krye të një pune, të një veprimtarie a të një grupi njerëzish; ai që udhëheq a drejton një punë. I pari i shtëpisë (i fisit, i fshatit). I pari i valles (i muhabetit). Kë keni të parë këtu? Ku ka shumë të parë, puna s’ecën mbarë. (fj. u.). Mos u bëj i parë në shtëpi të huaj! (fj. u.).
2. Ai që ka arritjet më të mira në një punë a që del në krye të një gare; ai që është më i zoti, më i aftë se të tjerët. I pari i klasës (i ekipit).
3. vet. sh. Stërgjyshërit, breza, më të vjetër. Të parët tanë. Zakonet e të parëve. Na e kanë lënë të parët.
4. Ai që është i parë në një radhë etj. Të parët që shurdhohen janë kambanaxhinjtë. (fj. u.).
5. vet. sh. vjet. Krerët e vendit, parësia. Të parët e vendit.
✱Sin.: kreu, kryesues, drejtues, lider, udhëheqës, udhërrëfyes, paraardhës, paranik, stërgjysh, katragjysh, parësi, pari.
♦ Çaj *rrugën (udhën) (i pari). Lëshon *brezin (i pari) (dikush). Nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin (diku) është rrëmujë e madhe diku; s’merret vesh ç’bëhet; s’e njeh qeni të zotin; (u bë) merre ta marrim; u bë pazar; (është) “ik të ikim”; (është) dasmë minjsh; kape laro prite balo! tall.; tartari e merr vesh! Nuk e pa i pari të dytin (diku) ikën me vrap e në rrëmujë të madhe të gjithë nga frika, u shpërndanë në panik pa pritur njëri-tjetrin e pa e ditur për ku.
SHEF,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është përgjegjës për organizmin dhe drejtimin e punës në një degë të administratës a të prodhimit, në një zyrë, në një sektor, në një grup pune etj.; kryetar, epror. Shefi i komisariatit. Vendimi i shefit. Shefi i kuadrit. Shefi i politikës së jashtme. Shefi i ushtrisë. Shefi i shtabit (usht.). Shef i shtetit drejt. një ndër organet më të larta shtetërore, i cili e përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e tij me jashtë dhe brenda. Shefi i kuzhinës kryekuzhinier.
2. fig., bised. Ai që është më i rëndësishmi në familje. I vogli ishte bërë shefi i shtëpisë. A i more leje shefit? Shefi ishte nervozuar pak me të ëmën.
✱Sin.: përgjegjës, i parë, kryesues, kryetar, krye, epror, kapo, bos, i madh,
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë