Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kryeqendër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KRYEQENDËR

KRYEQÉND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zyrt. Qendra kryesore e një fshati, qyteti etj., ku ndodhen organet e pushtetit, të administratës etj.; qendra kryesore politike, kulturore, shkencore etj. Kryeqendër e shkencës.

KRYEVEND

KRYEVÉND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i nderuar; kryet e vendit. Kryevendi është për të moshuarit (për më të vjetrit).
2. Kryeqendër e një shteti a e një vendi. Shqipëria (Tirana) është kryevendi i albanologjisë.

METROPOL

METROPÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qyteti më i madh a më i zhvilluar në një vend a në një shtet; kryeqytet. Ritmi i shpejtë i zhvillimitmetropolet moderne. Shëtit metropolet e rajonit. Jeton larg zhurmësmetropolit.
2. Qendër kryesore e një veprimtarie. Metropol bankar. Metropol i artit. Metropol i krimitorganizuar.
3. fet. Qytet i cili është kryeqendër e një metropolie kishtare; Vatikani. Kanonet e rreptametropolit.
4. fig. E drejtë a privilegj që ka dikush mbi diçka.

TAFT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.