Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHAT,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund. Fshat malor. Fshat i largët. Kroi i fshatit. Shkoj në fshat.
2. përmb. Tërësia e banorëve të kësaj qendre, fshatarët. E mori vesh i gjithë fshati.
3. Qendër e vogël ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Fshat olimpik.
♦ Fshati që duket s'do kallauz (fj. u.) diçka që duket a njihet nuk ka nevojë për shpjegime. Bëhet *kryeplak në fshat të huaj (dikush) keq. Bën fshat më vete (dikush) jeton e punon më vete, nuk përzihet me të tjerë; bën sipas mendjes së vet; është kokë më vete. Fshat e zanat çdo gjë ka rrethanat e veta që duhen mbajtur parasysh, sipas rrethanave a sipas mjedisit ku ndodhemi duhet vepruar, çdo gjë duhet parë se në ç’kushte e ku është.
HÚAJ (i, e) mb. 1. Që është pronë e një tjetri, që i përket dikujt tjetër; që është bërë nga dikush tjetër. Gjë (plaçkë) e huaj. Sende të huaja. Mall i huaj. Tokë (arë, kullotë) e huaj. Kalë i huaj. Shtëpi e huaj. Shkrim i huaj. Dora e huaj s'di të kruajë. (fj. u.).
2. Që ka lindur nga një tjetër, që është pjellë e dikujt tjetër, që nuk është i barkut tim. Fëmijë (djalë) i huaj. Vajzë e huaj.
3. Që është jashtë rrethit familjar ose miqësor, që nuk bën pjesë në këtë rreth dhe që nuk e afron gjë me të; që nuk ka të bëjë fare me një grup njerëzish, të cilët punojnë a janë të lidhur bashkë, që është jashtë këtij rrethi për ta. Njeri i huaj për ne. Ndalohet hyrja për njerëzit e huaj. Nuk është i huaj, është i yni!
4. Që është nga një vend a nga një shtet tjetër, që është pjesëtar i një popullsie tjetër; që është jashtë vendit tonë; që i përket një vendi tjetër. Shtetas i huaj. Turistë të huaj. Vendet e huaja. Sunduesit (pushtuesit) e huaj. Zgjedha e huaj. Valle e huaj. Zakonet e huaja. Shtypi i huaj. Letërsia e huaj. Valuta e huaj.
5. Që është marrë nga një gjuhë a një kulturë tjetër, i huazuar. Gjuhë e huaj. Fjalë të huaja. Traditë e huaj. Kulturë e huaj.
6. Që është i panjohur për të tjerët, që nuk njihet a nuk dihet prej tyre; që nuk është i zakonshëm. Njeri i huaj. I tingëlloi si një zë i huaj. Për të gjithçka ishte e huaj.
7. fig. Që nuk është i afërt dhe i përzemërt si zakonisht, që nuk është i ngrohtë e miqësor; që qëndron larg të tjerëve, që nuk afrohet me ta; i ftohtë. Vështrim i huaj. Sillej i huaj me të.
8. fig. Që u kundërvihet pikëpamjeve të përgjithshme, frymës me karakter gjithëpërfshirës nga përmbajtja e nga idetë, që nuk ka të bëjë fare me pikëpamjet dhe mendimet tona, që është në kundërshtim dhe pengon ose dëmton zhvillimin kombëtar e shoqëror. Shfaqjet e huaja. Qëndrim i huaj. Sjellje e huaj. Mendime të huaja. Teza të huaja. Kjo është e huaj për ne.
9. bujq. Që është bërë a është përzier me diçka tjetër, që ka veti krejt të tjera; dhe nuk ka karakter natyror; shkatërron bimët përreth. Përzierje e huaj. Pastroj arën nga bimët e huaja.
10. Pjesë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta në disa togje fjalësh dygjymtyrëshe me përdorime specifike në disa fusha të dijes si: mish i huaj (mjek.) 1. Tumor që zhvillohet në pjesët e sëmura të organizmit. 2. fig. Diçka ose dikush që nuk pajtohet me mjedisin ku është futur dhe bëhet pengesë për punën ose zhvillimin e përgjithshëm. trup i huaj (mjek.). Diçka që ka hyrë në organizëm nga mjedisi i jashtëm dhe ka zënë vend në indet, organet ose zgavrat e trupit.
♦ Bëhet *kryeplak në fshat të huaj (dikush) keq. Bluan në *mulli të huaj (dikush) iron. Hyri në *livadh të huaj (dikush). *Miell nga thesi i huaj (i botës) iron. *Mish i huaj. *Pula e huaj i bëhet patë (dikujt) iron. *Trup i huaj. Me *xhepin e huaj.
KRYE/PLÁK, ~PLÁKU m. sh. ~PLÉQ, ~PLÉQTË zyrt. Person që zgjidhet ose emërohet në krye të një fshati, të një komune a të një lagjeje në qytet.
♦ Bëhet kryeplak në fshat të huaj (dikush) keq. kërkon të japë urdhra atje ku s’i takon; del vetë si kryetar në një punë për të cilën nuk e ka ngarkuar njeri; bëhet plak në shtëpinë e botës.
PLAK,~U m. sh. PLEQ, PLÉQTË 1. Burrë i vjetër në moshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Pak i mençur (me mend). Pleq e të rinj të gjithë, i madh e i vogël. Shtëpia e pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! (ur.) (kur lind një djalë). Ata që janë pleq, kanë parë mirë e keq. (fj. u.). Edhe plaku, kur pi verë, kërcen pup, si djalë me erë. (fj. u.). Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. (fj. u.). Të riun e zbukuron rinia, plakun stolia. (fj. u.).
2. bised. Burrë në moshë, të madhe, që është baba, kryetar familjeje etj. Plaku i shtëpisë. U kthye plaku. Si ta quajnë plakun? Qoshja pa plak - shtëpi pa oxhak. (fj. u.).
3. bised., etnogr. Burrë i vjetër në moshë, që thirrej si gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. E vunë plak dikë. Hyri plak diku. Mos u bëj plak në shtëpinë e botës! (fj. u.) mos ndërhy në punët e të tjerëve. Edhe të vë plak, edhe të rruan mjekrën. (fj. u.) edhe të ngarkon vetë për një punë, edhe nuk të dëgjon, nuk të pyet ose nuk të përfill fare. Kur s’të kërkon njeri mos dil për plak. (fj. u.). Mos u bëj plak në mall të botës. (fj. u.).
4. etnogr. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidh ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendos për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.
5. etnogr. Qenie përrallore, që përfytyrohet si një plak me mjekër të bardhë, i cili u sjell fëmijëve dhurata natën e Vitit të Ri; ai që luan rolin e kësaj qenieje me rastin e festës së Vitit të Ri. Plaku i Vitit të Ri.
6. bised. Dordolec që vihet në mes të kopshtit për të trembur zogjtë. Plaku i kopshtit. Është bërë si plak bostani është shëmtuar.
7. let. Mbret, prift.
8. bot. Madërgonë.
✱Sin.: kryefamiljar, xhaxho, plakaman, plakarec, plakarush, plakaruq, plakosh, plakuc, plakuçan, kryeplak, pleqnar, fjalëtor, gjykatës, dordolec, mbret, prift, madërgonë.
♦ U bëfsh plak me mjekër! ur. të kesh jetë të gjatë! Bëhet plak në shtëpinë e botës (dikush) keq. ndërhyn në punët e të tjerëve; do t’u japë mend të tjerëve për punët e tyre, do që të komandojë të tjerët. Plak pas plaku brez pas brezi. E vë plak (dikë) e zgjedh si më të mençur e të paanshëm dhe e ngarkoj të ndajë një grindje ose një mosmarrëveshje; e vë atë të gjykojë diçka. Të vë plak e të rruan mjekrën (dikush) të ngarkon një punë a të beson një detyrë dhe nuk të pyet ose nuk të përfill fare; të vë prift e të rruan mjekrën.
►PÝET/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më dëgjohet fjala, kërkojnë të këshillohen më parë me mua; vendos unë për diçka. Ai pyetet në atë shtëpi. Rri ti, se nuk pyetesh! Këtu s’pyetesh ti! Kryeplak është burri im, po pyetet ajo shtëpia karshi. (fj. u.).
2. pës. e PÝES. I sëmuri pyetet! njeriu i shëndoshë ha çdo gjë, prandaj nuk duhet pyetur.
STRA/PLÁK,~PLAKU m. sh. ~PLÉQ, ~PLÉQTË etnogr. 1. Përfaqësues i klasave të ulëta. Straplak i mençur. E kishin zgjedhur straplak. Kërkoi ndihmën e strapleqve.
2. Rend i dytë i këshillit të pleqve. Strapleqtë e zonës. Do të bëhej mbledhja e strapleqve. Ky vendim u takonte strapleqve.
✱Sin.: satraplak, stërplak, kryeplak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë