Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAPARÍ,~A f. sh. ~, ~TË Krenari; kryelartësi.
JORDOMLLË́K,~U m. Mendjemadhësi. Shet jordomllëk.
✱Sin.: mendjemadhësi, kryelartësi.
KOKËPËRPJÉTË mb. 1. Mendjemadh, hundëpërpjetë; kryelartë.
2. si ndajf., mospërf. Me mendjemadhësi; me kryelartësi. Fliste kokëpërpjetë.
✱Sin.: kryelartë, kryeneç, hundëpërpjetë, mendjemadh.
KRENÍ,~A f. 1. Krenari.
2. shpërf., tall. Krenari e tepruar; kryelartësi; mendjemadhësi.
KRYENEÇËSÍ,~A f. Të qenët kryeneç; kokëfortësi e madhe dhe kryelartësi. Veproi me kryeneçësi.
✱Sin.: kokëfortësi, kryelartësi.
MADHËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Cilësia ose gjendja e të qenët madhështor; diçka madhështore. Përshkruaj madhështinë e Ditës së Flamurit. E festuam festën e Pavarësisë me madhështi. Në këto letra duket madhështia e autorit.
2. Pamje madhështore, bukuri mbresëlënëse. Yjet ndriçojnë me madhështi qiellin. Këto ndërtesa kanë një madhështi dhe elegancë të jashtëzakonshme. Parakalonin me madhështi.
3. Diçka e mrekullueshme që bart gjithë shkëlqimin a luksin e mundshëm (për një pallat, ndërtesë etj.). Nuk i gjeti më gjithë pasuritë e madhështitë e dikurshme. Ajo ndërtesë ishte më madhështorja ndër gjithë madhështitë e kësaj bote.
4. Të mbajturit me të madh, kryelartësi, mendjemadhësi. Ishte verbuar nga madhështia. Marrëzia e madhështisë po e merr më qafë aktorin. I kishte hyrë madhështia dikujt i ishte rritur mendja.
✱ Sin.: të madh, madhëri, madhështore, mendjemadhësi, kryelartësi.
MADHËSHTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbahet me të madh, ai që sillet me kryelartësi, kryelarti. Qëndrim prej madhështori.
MENDJEMADHËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët mendjemadh; qëndrim e sjellje prej mendjemadhi. Shenja (shfaqje) mendjemadhësie. Flet me mendjemadhësi. E keqja nuk vjen nga urtësia, po nga mendjemadhësia. (fj. u.).
2. Veprime a mënyra të të sjellurit që tregojnë se dikush është mendjemadh. Nuk i shkonin për shtat lajkat dhe mendjemadhësitë.
✱Sin.: megalomani, madhështi, kapardisje, kryelartësi, skrutë, skiç, fodullëk, kapadaillëk, agallëk, qibër, krenari.
QÍB/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bised. Sqimë. Njeri me qibër. Ka qibër.
2. Të qenët qibar; kryelartësi, fodullëk. E ka lënë qibrën mënjanë. Ia thyen (ia ulën) qibrën.
✱Sin.: megalomani, madhështi, kapardisje, mendjemadhësi, kapadaillëk.
♦ I ka hipur qibra (dikujt) keq. është bërë mendjemadh, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; kapardiset; s’i flitet me gojë; pështyn lart (përpjetë) (dikush); vret degë më degë (dikush); i ka hipur mendja në qafë (në qiell). S’ka qibër (dikush). 1. Ha çdo gjë, nuk është qibar. 2. tall. Shkon me çdo femër pa pretendime.
SALLTANÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised., keq. 1. Shkëlqim i tepruar e madhështi e jashtme në veshje, në stoli, në pajisjen e shtëpisë etj.; gjëra tepër të shtrenjta që mbahen për stoli e dukje të jashtme. Salltanet i madh. Salltaneti i shtëpisë. Kishte salltanet në veshje. Njeri i veshur me salltanet. Një shtëpi pa shumë salltanete. Ishte mësuar të rronte në salltanet.
2. Sjellje e jashtme e veprimtari me shkëlqim e madhështi të tepruar. E pritën me të gjitha salltanetet. Ecën rëndë e me salltanet. Ja ku po na vjen me salltanet.
✱Sin.: luks, mendjemadhësi, kryelartësi.
SKRÚT/Ë,~A f. Krenari e zbrazët, kryelartësi. Përgjigjet me skrutë. Ishte i mbushur me skrutë.
✱Sin.: mendjemadhësi, fodullëk.
SKËRNÚTJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur skërnutem; mendjemadhësi, kryelartësi. Fliste me skërnutje. S’i duronte skërnutjet e shoqes.
SQÍM/Ë,~A f. 1. Veshje me kujdes të madh për të pasur një pamje të hijshme e të zgjedhur; stoli e tepruar në veshje e në paraqitjen e jashtme. Gjithmonë e kishin lavdëruar për veshjen e saj plot sqimë. Ishte një njeri me virtyte e me sqimë.
2. Prirje për t'u dukur mbi të tjerët e për të fituar emër e lavdi edhe për gjëra të vogla e pa merita të vërteta; vlerësim i tepruar i vetvetes; mendjemadhësi, fodullëk. Për sqimë e për madhështi nuk ia kalonte askush. I shtyrë nga sqima, po gabonte gjithmonë e më shpesh. E bën thjesht për t’u dukur e për sqimë.
3. vet. sh. ~A, ~AT. Teka, naze. Plot huqe e sqima. I bën sqima gjellës.
✱Sin.: kryelartësi, mbivlerësim, qibër, stoli.
TANGËRLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET keq. Sjellje a qëndrim prej tangërllëksi, të qenët fodull; fodullëk, mendjemadhësi e madhe dhe e padurueshme. Lëri tangërllëqet me të! Shet tangërllëk shet dëngla.
✱Sin.: fodullëk, kapadaillëk, kapardisje, kryelartësi, mendjemadhësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë