Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAMÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Familje shqiptare. Familje e madhe. Pjesëtarët e familjes. Krijoi familje u martua. Kryetar (kryetare) i (e) familjes kryefamiljar (kryefamiljare).
2. Tërësia e njerëzve që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit që kanë pasur ose vijojnë të kenë brez pas brezi lidhje gjaku a lidhje afrie ndërmjet tyre; farefis. Familje mbretërore. Familje patriarkale (matriarkale). Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Janë të një familjeje. Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Emri i familjes. Janë të një familjeje.
3. Grup kafshësh (mashkulli, femra dhe të vegjlit e tyre), që jetojnë bashkë. Familje bletësh.
4. bot., biol. Njësi e botës bimore a shtazore, e cila përfshin disa gjini, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore. Familja e trëndafiloreve. Familja e maceve.
5. libr. Grup a varg sendesh ose dukurish, që kanë disa cilësi të përbashkëta, që janë të një tipi ose pothuajse të një tipi. Familje çiftelish. Makina të një familjeje.
6. gjuh. Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët. Familja e gjuhëve indoevropiane.
✱Sin.: shtëpi, farefis, vatër, derë, prag, oxhak, fëmijë, tra, zjarr, tym.
PLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e vjetër në moshë. Plakë e mençur. Plakë e fortë. Plakat dhe nuset. Na ishte njëherë një plak dhe një plakë... (kr. pop.). Bar plakash (bot.) lulevjeshtë. Plaku në Stamboll, plaka mollois këtej. (fj. u.). U dogj plaka prej kungullit dhe u fryn lozeve. (fj. u.).
2. bised. Grua në moshë të madhe, që është kryetare familjeje etj. Plaka e shtëpisë. U kthye plaka. Si ta quajnë plakën?
3. zakon. sh., etnogr. Tri ditë të ftohta në fund të marsit a në fillim të prillit, që lidhen me një përfytyrim popullor për një plakë, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin dhe për këtë ai e ngriu në vend; shkundadimër, plakat e marsit. Ikën plakat.
♦ E bën plakën *nuse (dikush). E di (e njoh, e kam) si plaka furkën (diçka) e di shumë mirë, e njoh me hollësi, e kam shumë të lehtë ta bëj diçka, mund ta bëj a ta përdor pa ndonjë vështirësi; e kam bukë me djathë; (e di) në majë të gishtave; (e njoh) në thumb e në potkua. Si plaka në mulli tall. shumë mirë, me gjithë të mirat, rehat; pulë në grurë (në thekër, në mulli).
✱Sin.: kryefamiljare, plakamane, plakarece, plakarushe, plakaruqe, plakoshe, plakuce.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë