Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kryebari”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHÇOBAN

BASHÇOBÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT I pari i barinjve, kryebari. Detyrat e bashçobanit.

ÇELING

ÇELÍNG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Kryebari.

ÇELNIK

ÇELNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Pronar i një tufemadhe bagëtish; kryetari i barinjve të një kopeje të madhe. Çelnik i madh. Familje çelnikësh. Pajtohej te çelniku.
2. Ai që punonte bulmetin në një stan me shumë barinj, stopan; stanar.
Sin.: kryebari, çeling, stopan, stanar.

ÇOBANBASH

ÇOBANBÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bariu i parë, kryebari. Takimi me çobanbashin. Plaku çobanbash e mban dhallin fortshijshëm. Organizimi i punës për ruajtjen e bagëtive bëhej nga ana e çobanbashit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.