Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kruashkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLIGJE

BLÍGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël druri si kunj, që përdoret për të vizatuar e për të lëmuar vorbat; kruashkë.
2. Kunj druri me kokë, që përdoret për të mbajtur lëmshet e penjve.

KRUAJTËSE

KRÚAJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përdorëse a mjet për të kruar diçka, për ta pastruar etj.; kruese. Kruaj enën me kruajtëse për t’i hequr ndryshkun.
Sin.: kruese, kruashkë.

KRUASHKË

KRUÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse e thjeshtë zakonisht prej metali, që shërben për të kruar enët, këpucët etj.; kruese. Kruaj me kruashkë.
Sin.: kruese, kruajtëse.

KRUESE

KRÚES/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Kruashkë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.