Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kruajtëse”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GANË

GÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vegël metaliketrajtën e një lugu me majëmprehtë, që përdoret për të gërryer a për të gdhendur drurin; gërryes druri.
Sin.: krues, kruajtëse, lugës.

KRUAJTËSE

KRÚAJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përdorëse a mjet për të kruar diçka, për ta pastruar etj.; kruese. Kruaj enën me kruajtëse për t’i hequr ndryshkun.
Sin.: kruese, kruashkë.

KRUASHKË

KRUÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse e thjeshtë zakonisht prej metali, që shërben për të kruar enët, këpucët etj.; kruese. Kruaj me kruashkë.
Sin.: kruese, kruajtëse.

RASHINOJ

RASHIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. 1. Kruaj a lëmoj me rashinë drurin, dërrasat etj. Rashinoj parketin.
2. Kruaj a lëmoj me vegla kruajtëse çdo sipërfaqeashpër. Rashinoj betonin.

RASHINUAR
RRËMOJËSE

RRËMÓJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kruajtëse a kleçkë dhëmbësh, dhëmbëkruese. Kruaj dhëmbët me rrëmojëse.

VËRRKATËSE

VËRRKÁTËS/E,~JA m. sh. ~E, ~E Kruajtëse, fërkuese; pastruese enësh.

ÇISHKALICË

ÇISHKALÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Pastrues dhëmbësh, kruajtëse dhëmbësh. Ma jep një çishkalicë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.