Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kromosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KROMOSEM

KROMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më zë zgjebja; më mbushet trupi me njollat e kromës, zgjebosem. është kromosur lëkura.
2. bujq., vetv., vet. v. III I bie sëmundja e kromës (një bime, një peme etj.).
3. fig., bised. Zhdukem. Ik e kromosu! (mallk.).
4. pës. e KROMÓS.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, zhdukem.

KROMOSUR

KROMÓSUR (i, e) mb., mjek., bot.është kromosur. Fëmijë i kromosur. Bimë e kromosur.
Sin.: i zgjebosur, i zgjebur.

STROKAQ
ZGJEBARAK

ZGJEBARÁK,~E mb. 1. Që ka zgjeben, që është me zgjebe, i zgjebosur. Qen zgjabarak. Dele (dhi, bushtër) zgjebarake. Racë zgjebarake.
2. përçm. I fëlliqur, i ndyrë, i veshur keq.
3. fig. I keq e i pacipë, i poshtër. Ky qen zgjebarak s’ka guximflasë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Një tufë me zgjebarakë. - Ç'merresh me atë zgjebarak! - Qepe gojën, more zgjebarak! - Jua ndreq unë qejfin tani, or zgjebarakë! (folk.). Zgjeben s’e do askush, zgjebarakët shtohen përditë. (fj. u.).
Sin.: kromash, i zgjebosur, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, i lebrosur, i fëlliqur.

ZGJEBOSUR

ZGJEBÓSUR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë zgjebja, që ka zgjeben. Kafshë (bushtër) e zgjebosur. Dhi (dele) e zgjebosur. zbuar si qen të zgjebosur. Si mace të zgjebosura. Shtresë lëkurë delesh të zgjebosura. Kalë i zgjebosur. - Të mos tregohemi më as fodullë e as qerosë, as të zgjebosur dhe as me bishtin përpjetë. Dhinë e zgjebosur as qentë s’e hanë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur ndahet nga shoqet. (fj. u.).
2. fig., përçm. I fëlliqur, i ndyrë dhe i veshur keq; që nuk ka fare vlerë. - Më të zgjebosur se i biri nuk më ka zënë syri deri më sot. Ka ca njerëzzgjebosur. Kishte mënjanë ca para të zgjebosura.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
Sin.: zgjebarak, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, kromash, zhugan, kërmë, i lebrosur, zhugë.
*Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.