Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRISTÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëndë e ngurtë natyrore në trajtë kokrrizash shumëfaqëshe dhe të tejdukshme; kokrrizë a pjesë e kësaj lënde. Kristal natyror (artificial). Kristale rëre. Kristale kripe. Struktura (cilësia) e kristaleve. Lloje kristalesh.
2. Lloj qelqi i përpunuar me plumb ose me silikat potasi, që i ngjet kësaj lënde dhe përdoret zakonisht për të bërë pasqyra a orendi shtëpiake që reflektojnë edhe dritën etj. Xham (vazo, gotë) prej kristali.
3. si mb. I ngjashëm me këtë lëndë; prej kësaj lënde; i kristaltë. Pasqyrë kristal.
4. si mb., edhe fig. I pastër; i kthjellët (për ujin, qiellin a motin etj.). Ujë kristal. Qiell kristal.
KRISTÁLTË (i, e) mb. 1. Që është kristal, prej kristali; kristalor. Pasqyrë e kristaltë. Gotë e kristaltë.
2. edhe fig. Që ka veçori të kristalit; i pastër, i kthjellët. Ujë (zë, tingëllim) i kristaltë.
3. fig. I sinqertë, i çiltër; që shquhet për sinqeritet e për transparencë; i ndershëm.
✱Sin.: kristalor, kristal, i pastër, i kthjellët, i sinqertë, i çiltër, shpirtmirë.
PÁSTËR (i, e) mb. 1. Që nuk ka pluhur, plehra, baltë, lyrë, bojë etj., që nuk është i fëlliqur, që i janë hequr, i janë fshirë a i janë larë pluhuri, balta, lyra etj. kund. i ndyrë; i fëlliqur. Shtëpi (dhomë) e pastër. Oborr i pastër. Rroba të pastra. Shami e pastër. Lesh i pastër. Me duar të pastra. Me fytyrë (qafë) të pastër. Me dhëmbë të pastër. Enë (lugë) të pastra. Xhama të pastër.
2. Që lahet mirë e rregullisht, që mban përherë veshje të lara; që e mban mirë, të larë e të fshirë vendin ku jeton e punon, pastërtor; kund. i ndotur, i papastër. Njeri i pastër. Grua (amvisë) e pastër.
3. Që nuk ka mbeturina, pengesa e gjëra të tjera, të cilat ta zënë, ta ndalojnë, ta prishin etj. Tub i pastër. Kanal i pastër. Rast i pastër (sport.) mundësi për të gjuajtur e për të shënuar pa e penguar asgjë (në futboll).
4. Që nuk ka puçrra, dregëza ose shenja të ndonjë sëmundjeje, i qëruar. E ka fytyrën të pastër. I ka mushkëritë të pastra.
5. Që është pa re, i kthjellët. Qiell i pastër.
6. Që nuk ka lëndë të huaja, pluhur etj. të tretura a të përziera me të, i kulluar; i përbërë thjesht prej një lënde. Ujë i pastër. Lesh i pastër. Grurë i pastër. Ar i pastër. Mineral i pastër. Dal në ajër të pastër dal jashtë një dhomë të mbyllur.
7. fig. Që nuk të ndot. Punë e pastër.
8. fig. I ndershëm e i çiltër në jetë, i sjellshëm në punë e i panjollë; që nuk e errëson asgjë e pandershme a e shtrembër. Njeri i pastër. Vajzë e pastër. E ka ndërgjegjen të pastër.
9. fig. Që nuk ka djallëzi e prapamendime dhe nuk udhëhiqet nga interesa të ngushta e të rastit; i dëlirë, i kulluar, i çiltër. Ndjenjë (dashuri) e pastër. Miqësi e pastër. Me zemër (me shpirt) të pastër.
10. Që është bërë me kujdes, me cilësi të lartë dhe pa të meta; që është pa ndreqje e gabime. Punë e pastër. Kopje e pastër. Në faqe të pastër.
11. Që i përket një lloji të mirë dhe nuk është për zier me lloje të tjera (kryesisht për racat e kafshëve). Racë e pastër.
12. Që nuk është e mbushur me fjalë, me shprehje e me ndërtime të huaja dhe është tërësisht në përputhje me normën letrare (për gjuhën). Gjuhë e pastër. Fliste një shqipe të pastër.
13. Që tingëllon rrjedhshëm, pa u shoqëruar me zhurma e gërvishtje, i qëruar (për zërin). Tingull i pastër. Ka një zë të pastër.
14. sport. Që zhvillohet në përputhje të plotë me rregullat, jo i rëndë, pa të shtyra, pa grindje e goditje. Lojë e pastër. Futboll i pastër.
✱Sin.: i paqmë, i papërlyer, i panjollë, i dëlirë, i panjollosur, i pandotur, steril, pastërtor, i qëruar, qelibar, i kthjellët, i kulluar, higjienik, akull, dritë, pasqyrë, xham, xixë, tullupan, i hapët, i hapur, i larë, i kristaltë, qelq, kristal, i paqmë, i papërzier, i paprishur, i thjeshtë, i vërtetë, safi, shqeto, i çiltër, i ndershëm, i virgjër, i padjallëzi, i padjallëzuar, i pacen, i pacenuar, faqelarë, i shëndoshë, i qartë, acar, i xhamtë, vetëtimë, i papengesë, i tingëllueshëm, i paprekur, i drejtë, i arsyeshëm, i sjellshëm, i shkoqur, i virtytshëm, zemërartë, zemërbardhë, zemërdëlirë, shpirtbardhë, shpirtpastër, shpirtkulluar, i mirë, i shenjtë, i bardhë, i ndrequr, i kujdesshëm, i zgjedhur.
♦ Me *duar të pastra. *Gjak i pastër. E ka zemrën të pastër (dikush) nuk i bën keq askujt, nuk ka djallëzi e ligësi në shpirt, është shpirtmirë; nuk rëndon mbi të asnjë faj; është i çiltër e pa hile; e ka zemrën të kulluar; e ka zemrën (shpirtin) qelibar. Me *zemër (me shpirt) të pastër (të kulluar).
UJËKULLÚAR mb. Që ka ujë të kulluar, që ka ujë të pastër të kristaltë. Burim ujëkulluar.
VALËNGRÍRË mb., poet. Që është me valë të ngrira ose si valë të ngrira. Lumi valëngrirë dukej sikur ishte ndalur në vend. Flokët valëngrirë i derdheshin mbi supe. Liqeni valëngrirë nën rrezet e ftohta të dimrit dukej si një pasqyrë e kristaltë që reflektonte qiellin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë