Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KRISTALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shndërrohet nga gjendja amorfe në një gjendje kristalore; bëhet kristal (për lëndë me këtë përbërje). Kristalizohet uji i detit (kur avullon).
2. edhe fig., libr., vetv. Merr formë a trajtë të përcaktuar kristalore; bëhet realisht i qartë si kristali. Kristalizohet norma letrare (gjuha standarde).
3. pës. e KRISTALIZÓJ.
NGJIZ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj kos a djathë qumështin, duke i hedhur farën; bëj të trashet një gjë të lëngët; mpiks. Ngjiz djathin (kosin).
2. Mbruj, gatuaj e i jap trajta të ndryshme një lënde të butë e të trashë. Ngjiz enë me deltinë (me baltë).
3. spec., vet. v. III Bën që të kullojnë e të lidhen bashkë grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpiks; kund. çngjiz. Ngjiz gjakun.
4. fig. Bëj që të zërë fill diçka, krijoj, përftoj. Po ngjizte një projekt të ri.
5. fig. Sajoj, trilloj diçka të paqenë. I ka ngjizur vetë. Kanë ngjizur shumë gënjeshtra (shpifje).
✱Sin.: mpiks, piks, trash, mbështjell, mbruj, gatuaj, formoj, krijoj, zë, përftoj, sajoj, trilloj.
►NGJÍZ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Mpikset qumështi dhe bëhet kos a djathë; bëhet si qull një lëng, trashet. Ngjizet qumështi e bëhet djathë. U ngjiz gjella.
2. Nis të formohet në barkun e nënës. Ngjizet fëmija.
3. spec. Kullojnë në fund e lidhen grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpikset; kund. çngjizet. Ngjizet gjaku. Ngjizen proteinat.
4. fig. Nis të marrë trajtë diçka, krijohet, mbruhet. Ngjizet mendimi krijues. Ngjizen planet për të ardhmen. Ngjizen projekte të mëdha.
✱Sin.: mpikset, pikset, tharet, trashet, mbështillet, formohet, zihet, mbarset, krijohet, mbruhet, përftohet, lind.
PAKRISTALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i kristalizueshëm; që nuk mund të kristalizohet; kund. i kristalizueshëm.
►SHEQER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shtohet përqindja e sheqerit. Kadaifi sheqerohet pas disa ditësh.
2. vetv., vet. v. III, kim. Shndërrohet në sheqer; kristalizohet. Nuk sheqerohet. U sheqerua ngadalë.
3. pës. e SHEQERÓJ. Bakllavaja u sheqerua nga nusja e re. Pija ka nevojë të sheqerohet edhe pak. Ëmbëlsira u sheqerua dy herë.
✱Sin.: ëmbëlsohet, ëmbëltohet, mëlcohet, përmjaltet, karamelizohet, kristalizohet, sheqeroset, sherbetohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë