Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kripos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KRIP

KRÍP vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie a i hedh kripë gjellës ose një ushqimi për t’i dhënëshumë shije; njelmësoj, kripos. Krip gjellën (supën). E ke kripur shumë djathin.
2. Regj lëkurën.
3. turshi perime a zahire për dimër, regj. Krip speca (domate). Krip dardha.
4. Spërkat një ushqim me pak miell, me sheqer pluhur etj., para se të zihet a të piqet ose para se të hahet; kripos. I kripi krepat me pak sheqer (me pak piper, me pak vaj ulliri).
5. Provojshijoj gjellën nëse ka apo s’ka kripë. Kripgojë (me gjuhë).
Sin.: kripos, kripësoj, kripëzoj, regj, njelmoj, njelmësoj.
Ia kripi *kokën (dikujt). Ta krip *lëkurën (dikush) përb. kripsha *mendjen iron. bised.kripsha *trutë iron. mospërf.

KRIPOS

KRIPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I hedh kripë gjellës, supës etj. për ta bërë më të shijshme; njelmësoj, kripësoj.
2. Hedh kripërrugë për të shkrirë akullin, kripësoj. Kripos rrugët.
Sin.: krip, njelmësoj, kripësoj, kripëzoj.

KRIPËZOJ

KRIPËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shndërrojkripë; e bëj kripë (ujin e detit).
2. I hedh kripë për ta bërë më të shijshme një gjellë; kripësoj.
3. kryes. v. III Bën që të rritet shkalla e kripëzimit të tokave. Thatësira (uji i detit) i kripëzoi tokat.
Sin.: krip, kripos, kripësoj.

SHËLLIJ

SHËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. E bëj shumëkripur, e bëj shëllirë; e fut një ushqimshëllirë për ta kripur a për ta ruajtur; krip, regj. Shëllij djathin (lakrat, trangujt, specat). Ishte koha për të shëllirë ullinjtë. Shëllij bukën e misrit.
Sin.: krip, kripësoj, kripos, regj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.