Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kripore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOGËZ

BÓGËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT Kripore; minierë kripe.

BOKË

BÓK/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Enë e drunjtë ku mbahen lugët; bogëz; kripore.

DEBE

DÉB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Enë e vogël prej druri, që shërben për të mbajtur qumësht a kos. E lau deben e qumështit me shtupë.
2. Enë e vogël për të mbajtur kripën; kripore.

HYMELL

HYMÉ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. Tokë kripore, me përmbajtjelartë kripe; kripth.
2. bot., krahin. Veshtullë.

KRIPANICË

KRIPANÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Kripore, kripës.

KRIPANIK

KRIPANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kripore, kripës.
2. gjell. Lloj lakrori me miell misri, me dhallë dhe me kripë; dhallanik. Kemi ngrënë një kripanik.
Sin.: kripore, dhallanik.

KRIPOR
KRIPËS
LUGJORE

LUGJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Govatë druri, kripore druritrajtë luge, lugare.

SELENIK

SELENÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Enë e drunjtë ku mbahet kripa. Vuri dhe selenikun në tavolinë. Mori pak krikë nga seleniku.
Sin.: kripës, kripore.

SHËLLIRË
UJAR

UJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbart ujë dhe ua çontjerëve për të pirë; ujëmbartës. Ujari i vullnetarëve. Ujari i dasmës.
2. Punëtorkripore, që merret me shpërndarjen dhe me drejtimin e ujitkripur.
3. vjet. Ai që sillte ujë nga një burim dhe e shisteqytet.

VEZGONICË

VEZGONÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Enë druri në të cilën mbanin kripën, kripës.
Sin.: kripës, kripanik, kripanik, kripore.

ZI

ZI (i), ZÉZË (e) mb. 1. Që e ka ngjyrën si ngjyra e qymyrit, e blozës, e serës, e katranit etj., shkrumb, korb, sterrë; kund. i bardhë. Ngjyrë (bojë) e zezë. Rroba (këpucë, çorape) të zeza. Shami e zezë. Shirit i zi. Lesh i zi. Pe i zi. Mace e zezë. Dele (dhi) e zezë. I zi si korbi. Katran (korb, sterrë, pisë) i zi shumë i zi. Dërrasa e zezë dërrasë e posaçme e lyer me bojëzezë, që përdoretshkollë për të shkruar mbi të me shkumës. Sera e zezë rridhte nëpër vijën e ngushtë dhe mpiksej sa binte në ujë. Rri me shëndet, të lutem i harro, / Dhe leshrat e zeza mos i kujto. Një dash i zi me këmborëmadhe. Delja e zezë, e zezë do të ngordhë. (fj. u.). Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë. (fj. u.). Dheu i zi e bën bukënbardhë. (fj. u.). Delja e zezë e bën qumështinbardhë. (fj. u.). Edhe pula e zezë bën vezëbardhë. (fj. u.). Një krimb i zi, than një ulli. (fj. u.).
2. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që e kanë tërësisht a pjesërisht ngjyrënzezë si ajo e blozës. Buburreci i zi (zool.). Delfini i zi (zool.). Dëllinja e zezë (bot.). Fasulja e zezë (bot.). Fiku i zi (bot.). Furrtarja e zezë (zool.). Karkaleci i zi (zool.). Kroma e zezë (bot.) sëmundje e zhardhokëve të patates. Kumbulla e zezë (bot.). Lakrazeza (bot.). Mani i zi (bot.). Mëllenja e zezë (zool.). Miu i zi (zool.). Miza e zezë (zool.). Myku i zi (bot.). Nepërka e zezë (zool.). Pisha e zezë (bot.). Preshi i zi (bot.). Rrushi i zi (bot.). Sinapi i zi (bot.). Trëndafili i zi (bot.). Ulliri i zi (bot.).
3. Që ka ngjyrëerrëtkrahasim me diçka a me dikë tjetër me ngjyrë më të çelur (të bardhë, të kuqe etj.); që ka qimet, pendët, lëkurën, kokrrat, fletët etj. në ngjyrëmbyllët a të errët. Bukë e zezë. Tokë e zezë. Piper i zi. Kripë e zezë. Birrë e zezë. Me sy të zinj. Me flokëzinj. Me lëkurëzezë. Raca e zezë. Fosfori i zi. Metalezeza hekuri, giza dhe çeliku. Metalurgjia e zezë metalurgjiapërpunon metalet e zeza. Kripore e zezë kripore ku nxirret kripa e zezë. Re të zeza. Syzezeza. Natë e zezë. Laramania e zezë racë lopësh.
4.përmbajnë papastërtindryshme, që tërheqin jashtëqitjet dhe mbeturinatjera; që ndërtohet për ujërat e papastra. Ujërazeza. Kanalet e zeza. Puset (gropat) e zeza.
5. fig. është plot fatkeqësi, vuajtje e mjerime; që sjell fatkeqësi e mjerim; i mjerë, i mjeruar, i mjerueshëm, i rëndë. Fati i zi. Jetë e zezë. Brengë (mynxyrë) e zezë. Kurbeti i zi. E kaluara e zezë. Ditë (orë) e zezë. Lajmi i zi. Ëndërr e zezë. Mendimezeza. E Premtja e Zezë (e Madhe) (fet.) dita e varrosjes së Krishtit. Paraja e bardhë për ditëzezë. (fj. u.). Burrishtëpi-si kërcu i zi. (fj. u.).
6. fig. sjellkëqija a që ndjellkëqija; i keq. Zakon i zi. Era (juga e zezë erë e ftohtë, që fryndimër dheështë e dëmshme për bimët. E ka zemrënzezë. E ka shpirtin të zi. E mori plumbi i zi. I ka dalë nami i zi. Edhe lugati nuk është aq i zi sa e zografisin. (fj. u.).
7. fig. I mjerë, i shkretë; që është i vështirë e i rëndë; i errët. E zeza nënë (motër). I ziu baba (vëlla). E zeza nuse. I ziu burrë. Punë e zezë. Dimri i zi. Sheh anën e zezëdiçkaje. I ra një hije e zezë.
8. fig. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtadisa sëmundjeve ngjitëse e të rënda. Fruthi i zi (i keq) (mjek). Iriqi i zi (mjek.) kanceri. Kokrra e zezë (e keqe) (mjek.) pika e diellit. Kolla e zezë (e keqe) (mjek.). Koqja e zezë (e ligë) (mjek.) plasja. Lija e zezë (mjek.). Mëlçia e zezë (anat.). Murtaja e zezë (mjek.). Puçrra e zezë (e keqe) (mjek.) plasja. Vdekja e zezë (mjek) murtaja.
9. fig. është a vepron kundër forcave përparimtare e demokratike; që bëhet nga forcat më të errëtakrimit. Terror i zi. Propaganda e zezë. Reaksioni i zi. Bandat e zeza.
Sin.: shkrumb, korb, skrop, abrash, kalesh, kaleshan, lëkurëzi, qimezi, korbash, llajush, golan, i sorrmë, sorrak, blozë, katran, sterrë, qymyr, pus, pisë, korb.
*Ari i zi libr. Ishte bërë *pleh i zi (dikush). U *urë e zezë. I ra një *hije e zezë (dikujt). I doli *ujët e zi (uji i zi) (diçkaje). Sikur *ujë (ujë i zi) të dalë! thjeshtligj. *Dele e zezë keq. Hedh *cipën e zezë. Hoqi *pikën e zezë (dikush). Paç *faqen e zezë! mallk. E ka shpirtin të zi (zemrënzezë) (dikush) është shpirtzi; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; e ka zemrën (shpirtin) katran; kund. e ka shpirtin (zemrën) të bardhë. I lë *hijezezë (dikujt a diçkaje). *Mace e zezë keq. U martua me *dheun e zi (dikush). E mbuluan *re të zeza (diçka). Me *ngjyrazeza. I nxjerr *ujët e zi. Me *shpirt të zi (me zemërzezë). I varen *re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje). I vijnë (i bien) *re të zeza (dikujt a diçkaje).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.