Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me lakra të grira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
✱Sin.: byrek, shapkat, kripanik, pispili, bukafec, larash, kryelanë, bllacë, bllacore, laropitë, leqenik.
♦ Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. E bëri lakror. 1. (dikë). E rrahu fort, e zhdëpi, e dërrmoi; e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. 2. (diçka). E ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) *lakrat lakrorit. Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut) (dikush). E nis lakrorin nga *mesi (dikush) tall. Ia nxori *için lakrorit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë