Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRÍP vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie a i hedh kripë gjellës ose një ushqimi për t’i dhënë më shumë shije; njelmësoj, kripos. Krip gjellën (supën). E ke kripur shumë djathin.
2. Regj lëkurën.
3. Vë turshi perime a zahire për dimër, regj. Krip speca (domate). Krip dardha.
4. Spërkat një ushqim me pak miell, me sheqer pluhur etj., para se të zihet a të piqet ose para se të hahet; kripos. I kripi krepat me pak sheqer (me pak piper, me pak vaj ulliri).
5. Provoj të shijoj gjellën nëse ka apo s’ka kripë. Krip në gojë (me gjuhë).
✱Sin.: kripos, kripësoj, kripëzoj, regj, njelmoj, njelmësoj.
♦ Ia kripi *kokën (dikujt). Ta krip *lëkurën (dikush) përb. Të kripsha *mendjen iron. bised. Të kripsha *trutë iron. mospërf.
KRIPËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I hedh kripë një gjelle; i hedh më shumë kripë sesa duhet; bëj që të ndihet shumë shija e kripës; kripos gjellën, pastërmanë, gjellën etj. E kripësoi gjellën. Uji i detit kripëson tokat uji i detit dëmton strukturën dhe vlerat prodhuese të tokave.
2. Hedh kripë në rrugë a në autostradë për shkrirjen e akullit, kripos. Kripësuan rrugët.
✱Sin.: kripëzoj, krip, kripos, njelmësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë